• Today is: Tuesday, April 30, 2024

Kovaçevski: Dorëheqja ime është spekulim

fakti
May11/ 2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka hedhur poshtë si spekulime informacionet se ka dhënë dorëheqje.

“Nuk ekziston diçka e tillë dhe mund të shkoni ta vërtetoni në arkiv. Diçka e tillë nuk ekziston si dokument. Sigurisht kjo është ndonjë spekulim”, deklaroi sot Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetje pas vendosjes së gurthemelit të fabrikës së re të kompanisë kanadeze “Magna” në Shtip.

I pyetur se dorëheqja ishte e shkruar me dorë nga ana e tij, pas përplasjes që e pati me një deputet të tij, Kovaçevski u përgjigj se nuk ka pasur asnjë përplasje.

Kujtojmë se OBRM-PDUKM opozitare u shpreh se Kovaçevski ka dorëzuar dorëheqjen e tij në Kuvend, por më pas ka ndryshuar mendim. /Telegrafi