Blerim Bexheti vlerëson se lojërat e fatit dhe lotaria janë bërë shenjat identifikuese të zëvendëskryeministrit Artan Grubi. Sipas tij, as njëra dhe as tjetra nuk ishin në prioritetet e BDI-së. Duke folur për Ligjin mbi lojërat e fatit, Bexheti e vlerësoi si akt skandaloz keqpërdorimin e flamurit të BE-së me qëllim shmangien nga debati parlamentar mbi këtë propozim.
“Në programin tonë kur kemi garuar në vitin 2020 nuk ka qenë ndonjë prioritet kjo fushë të mbulohet dhe të bëhet shenjë identifikimi për të parin e Qeverisë nga radhët e BDI-së. Lotaria nuk ishte në asnjë nga prioritetet tona”, tha Bexheti në emisionin “Rruga drejt”.