• Today is: Wednesday, May 8, 2024

Prezantohet “fiqa” e re

fakti
May11/ 2023

Fiat 600, “fiqo” e dukurshme,  ka nisur të prezantohet nëpër rrugët e Italisë pa kamuflazh.

Një i tillë është parë këto dite dhe duket se për të njëjtin po xhirojnë video reklamën e saj, që lë të kuptohet se vetura të prezantohet zyrtarisht shumë shpejt.
Fiat 600 është një crossover i vogël i bazuar në platformën ACMP/eCMP të Stellantis që është i përshtatshëm për automjetet elektrike dhe ato më djegie të brendshme.

Kjo është arsyeja pse makina do të jetë e disponueshme edhe me një motor benzine në disa vende.

Specifikimet e pritshme për modelin elektrik përfshijnë një bateri 54 kWh dhe një motor të vetëm 154 kuaj fuqi.

Automjeti përdor fenerët në formë syri me shirita të zinj në qoshe, që duken si qerpikë.

Një shirit LED që vepron si drita identifikuese gjatë ditës dhe që kalon përgjatë skajit të fenerëve.

Rreth pjesës së pasme, dritat e pasme kanë një ngjashmëri me Dacia Duster.