• Today is: Thursday, May 16, 2024

Vlora nis sezonin veror

fakti
May11/ 2023

Vlora  fundjavën e kaluar ishte plot me pushues. Kjo dukej kudo, në hotele, rrugë dhe në bregdet.

Përveç pushuesve ditorë nga vendi, edhe nga Kosova në Vlorë, që tani ka një numër të madh pushuesish edhe nga vendet perëndimore, shkruan TCh.

“Jam Vilhelm dhe vijë nga Gjermania prej disa muajsh jetoj në Shqipëri , në Tiranë dhe këtë fundjavë vendosa të vijë në Vlorë pasi temp janë si të jesh në verë, më pëlqen natyra , deti.”- u shpreh turisti.

“Jam Ana nga Berlini jetoj prej nëntë muajsh ne Tiranë dhe këtë fund javë vendosëm te vijmë në Vlorë, Vlora dhe Shqipëria është vend i mrekullueshëm dhe ne po e shijojmë.”- tha turistja.

Ndërsa në çdo lagje të Vlorës gjen banorët e saj më të rinj. Ata janë ukrainasit.

“Kam nga muaji mars në Shqipëri për rrjedhojë të situatës në Ukrainë, zbuluam këtë qytet të mrekullueshëm dhe jemi duke e shijuar detin natyrën dhe çdo gjë që ky qytet ofron.Vlora është si një parajsë në tokë dhe ne shpresojmë që në fund te sezonit situata në Ukrainë të qetësohet dhe bashkë qytetarët e mi të vijnë  dhe ta vizitojnë këtë vend te mrekullueshëm.“- tha turisti.

Këtë vit pjesa dërmuese e hotele të Vlorës janë të prenotuar nga pushuesit vendas dhe të huaj dhe gjasat tregojnë se 2023 do jetë viti më i mirë turistik, transmeton Gazeta FAKTI.