• Today is: Sunday, April 28, 2024

‘Albanian Folk Session’, performanca e radhës në “Festivalin e Resë”

fakti
May10/ 2023

Shfaqjet tek “Reja” kanë vijuar me ‘Albanian Folk Session’.

Në Festivalin e Resë ka performuar grupi i përbërë nga Beti dhe Fationi, dy artistë të rinj, të cilët kanë sjellë për publikun këngë folk të përpunuara.

Festivali i Resë, në këtë edicion të 17-të të tij do të prezantojë më shumë se 150 artistë vendas e ndërkombëtarë.

Që në performancat e tij të para “Festivali i Resë” ngjalli interesin e kryeqytetasve dhe turistëve që vizitojnë Tiranën.

Performancat përfshijnë shfaqje të dansit bashkëkohor, muzikës, poezisë, bisedave, seminareve, prezantimeve, artit të performancës, filmit pa zë shoqëruar me kolonë zanore live, performancës së karnavaleve, artit të rrugës, si dhe ansambleve dhe orkestrave të mëdha e festive kore dhe DJ-të, ushqim dhe pije./atsh/