Pas dy masakrave, Serbia u gjend në qendër të vëmendjes, si në rang rajonal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. HRT pyeti Dragan Popadiçin, psikolog social dhe profesor në Fakultetin Filozofik në Beograd, për atë që po ndodh në Serbi, çfarë çoi në të dhe si të luftohet përshkallëzimi i paimagjinueshëm i dhunës së armatosur deri dje.
“Nuk dihen ende shkaqet, por pasojat shihen qartë. Qytetarët janë thellësisht të shqetësuar dhe ka trishtim dhe keqardhje të madhe për viktimat. Kjo është atmosfera e përgjithshme që mbizotëron në Serbi. Ne kemi një kult të armëve”, tha ai, duke shtuar se një nga gjeneruesit më të dukshëm të dhunës janë mediat.
“Nuk e kam fjalën për filmat apo videolojërat me përmbajtje të dhunshme, por programet që transmetohen në frekuencat kombëtare, ku dhuna është drejtpërdrejt e popullarizuar, ku të ftuar janë kriminelët ordinerë dhe ata të luftës, ku ushqehet gjuha e urrejtjes që arrin përmasa të pabesueshme”, theksoi Popadiç.