• Today is: Sunday, November 24, 2024

Edmond Tupja: Kjo është veçoria më e keqe e shqiptarëve!

fakti
May05/ 2023

Për shkrimtarin Edmond Tupja, mungesa e komunikimit është një cilësi që i dallon shqiptarët. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, profesor Tupja thotë se nuk është në karakterin e ballkanasve apo shqiptarëve analiza apo përmirësimi i vetes, e aq më pak, komunikimi.

“Danezët kanë një proverbë. Nga afër askush prej nesh nuk është normal. Sa herë kuptojmë që ishim të nxehur, mendojmë: po si e thashë këtë, mos e teprova. Kjo është vetëanaliza. Të nxjerrësh një mësim. Këtë ne e kemi shumë të vështirë. Por sidomos ballkanasit. E në mënyrë të veçantë, shqiptarët. E kemi të vështirë të komunikojmë, të mos bëjmë keq”, u shpreh profesor Tupja në Dritare TV.