• Today is: Monday, April 29, 2024

NGA 17-21 PRILL, ORË POLICORE NË MAQEDONI

EA
April13/ 2020

Për të gjithë personat deri 18 vjet mbetet aktive ndalesa e lëvizjes gjatë të gjitha ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç se në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00. Të hënën, 21 prill, për këta persona ka ndalesë të tërësishme

 

Shkup, 13 prill/Gazeta FAKTI – Me qëllim të ndërmarrjes së masave më rigoroze kundër përhapjes së virusit korona, Qeveria sot ka vendosur të aprovoj një orar të ri të ndalim qarkullimit.   Prej të premtes 17 prill në orën 16:00, deri të martën më 21 prill në orën 05:00, ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve.Ndërkohë  mbetet aktive ndalesa për lëvizje për të gjithë qytetarët në nivel të gjithë territorit, çdo ditë pune, prej të hënës deri të premtes, prej orës 16:00 dreri në orën  05:00 të ditës së ardhshme.

Sa i përket lëvizjes në ambient të hapur, Qeveria ka vendosur që prej të enjtes 16 prill, deri të martën 21 prill në orën 5,  të ndalojë  lëvizjen në të gjitha pushimoret, parqet dhe pyjet në të gjithë vendin. Për personat e moshës mbi 67 veç mbetet aktive ndalesa gjatë gjithë ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç se në periudhën prej orës  10:00 deri në orën 12:00. Të hënën, 21 prill, për këta persona ka ndalesë të plotë.

 

Për të gjithë personat deri 18 vjet mbetet aktive ndalesa e lëvizjes gjatë të gjitha ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç se në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00. Të hënën, 21 prill, për këta persona ka ndalesë të tërësishme.

Mbetet aktive ndalesa për lëvizje të qytetarëve në vende publike dhe hapësira publike në grupe më të mëdha se dy persona me çka këtu nuk numërohen personat më të vegjël se 14 vjet, nëse janë fëmijë të prindërve i cili është pjesë e grupit të dyve.

Për aktivitetet bujqësore, lejohet lëvizje në kuadër të territorit (atarit) të fshatrave, vetëm për nevojat e punës.

Barnatoret do të punojnë pa ndërprerë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të përgatisë plan për punë të pandërprerë edhe në institucionet shëndetësore.

Përjashtimet për ndalesat për lëvizje vlejnë për policinë, armatën, punonjësit shëndetësorë dhe për marketet dhe restorantet të cilët bëjnë dërgesa të produkteve, me çka ata angazhimet e tyre do t’i realizojnë pandërprerë.