U ndjeva i ofenduar si pedagog universitar kur në një emision televiziv pashë se në një shkollë në Veles, ku ishin mbi 70 nxënës shqiptar, e që ndjekshin mësimet vetëm në gjuhën maqdone. Në ketë intertvistë nxënësit shpreshin dëshërën që të mësojnë në gjuhen amtare, duke thënë se nuk e kuptonin gjuhen maqedone. Si mund të lejohet, që në shek. XXI, edhe më shqiptarëve t’iu mohohet e drejta elementare, shkollimi në gjuhen amëtare-shqipe.
Shkruan Prof.dr. Musa LIMANI
Shikuar historikisht, shqiptarët patën një të kaluar të hidhur, ishin dhe mbetën populli më i përbuzur në Ballkan. Nëpër të gjitha fazat historike, nga të gjithë okupatorët e trojeve tona, shqiptarët ishin të diskriminuar, si në pikëpamje historike, politike, ekonomike, shoqërore, arsimore, kulturore, nacionale, e çka jo tjetër. Edhe në kohën më të re, zullumi dhe diskriminimi nuk ju hoqë shqiptarëve. Kështu, edhe gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore, u aneksuan dhe u shkëputën nga Shqipëria etno-gjeografike-natyrale, mbi 60,0% të trojeve dhe të popullsisë shqiptare. Në këtë mënyrë, trojet tona etnike u copëtuan, duke u grabitur nga grabitqarët fqinjë, të cilët zgjeruan kufijtë e tyre shtetëror në tokat tona. Kjo, duke mos përmendur edhe kohërat e më parshme, ndodhi edhe në ish Jugosllavi. Me dredhinat serbo-sllavo-ortodokse, trojet dhe popullata shqiptare, në ish Jugosllavi u ndanë në: Kosovë si krahinë e Serbisë, duke përfshirë edhe Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun, Maqedoni dhe në Mal të Zi.
Është për të konstatuar se, diskriminimi ndaj shqiptareve në ish Jugosllavi, ishte prezent që nga ditët e para të formimit të këtij shteti artificial dhe në të gjitha etapat zhvillimore ekonomiko-shoqërore, e deri në shpërbërjen e saj. Në vitet e para të ekzistimit të këtij shteti, ndaj shqiptarëve filluan presione të pa parapara politike, shoqërore, ekonomike, sociale, arsimor, kulturore, reprezalje të ndryshme, e çka jo tjetër. Që nga vitet e para të këtij shteti artificial e hegjemonist, në fushën e arsimit shqiptarët në gjuhën amtare kishin të drejtë vetëm në ciklin e ulët arsimor (tetëvjeçare), kurse për shkolla të mesme dhe fakultete as që bëhej fjalë. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, për hapjen e shkollave të mesme dhe universiteteve në gjuhën shqipe, shqiptarët e paguan me burgje e me gjak. Hapja e shkollave të mesme dhe e universiteteve si në Kosovë ashtu dhe Maqedoni, ishte e larë me gjak, pra në themelet e tyre është derdhur gjakë shqiptari. Me fjalë të tjera, jo vetëm në arsim, por edhe në të gjitha fushat tjera, që shqiptarët i fituan në ish Jugosllavi, ishin me dhunë, demonstrata, protesta, burgje e derdhje gjaku. Në kuadër të republikave të ish Jugosllavisë, Republika e Maqedonisë (tash Maqedonia Veriore), në të cilën pas Kosovës, më së shumti kishte shqiptarë, i paraprinte të keqes kundër shqiptarëve. Në këtë shkrim unë po i përmendi vetëm tri raste, që Republika e Maqedonisë në kohën e ish Jugosllavisë, i parapriu si presion dhe diskriminim ndaj shqiptarëve.
Rasti i parë që e mori Maqedonia, në këtë drejtim kundër shqiptarëve ishte, rrënimi i mureve të shtëpive. Ata e dinin këtë pikë të dobët të shqiptarëve, dhe në këtë mënyrë, duke ua rrënuar rrethojat (muret), shtëpive, u bënin trysni shqiptarëve që të shpërnguleshin në Turqi e gjetiu. Në këtë aksion që ndërmori Maqedonia e që paraqitte akt shovinist, barbarë dhe antinjerëzor, mbytet (vdes) edhe një shqiptarë në Kumanovë. Kështu, duke e mbrojtur që të mos rrënohet muri në oborrin e tij, gjatë shembjes me dhunë, ai zihet nën rrethojat e murit për vdekje. Me këtë rast, maqedonët përdhosen dinjitetin e shqiptarëve, duke ia s shkatërruar doket dhe zakonet. Andaj, me këtë zakon shqiptarët ishin të diskredituar nga ana e maqedonaseve. Me fjalë të tjera, ky gjest i maqedonasve ishte diskreditues ndaj shqiptarëve.
Rasti i dytë, ishte tendenca e fuzionimit (bashkimit) të nxënësve në shkolla të mesme shqiptarë e maqedonas, me ç’rast mësimi duhej të bëhej vetëm në gjuhën maqedone, me arsyetim se shqiptarët e dijnë maqedonishten, kurse maqedonët nuk e din shqipen, në një anë, dhe kinse të zvogëlohen shpenzimet në arsim, në anën tjetër. Mirëpo, qëllimi kryesor i kësaj nisme, pa kurrfarë dileme, ishte që të shuhet mësimi në gjuhën shqipe në shkolla të mesme në Maqedoni, që do të paraqitte hapin e parë drejtë asimilimit të popullatës shqiptare. Mirëpo, për fat të mirë kjo nismë nuk u realizua. Me këtë nismë, shqiptarët ishin të diskriminuar nga ana e Maqedonisë, duke mos i pranuar si të barabartë, si dhe duke ia kufizuar e duke ia mohuar të drejtat që i takojnë dhe të drejtat elementare kombëtare.
Rasti i tretë, ishte nxjerrja e Rezolutës të politikës popullative në Maqedoni. Pas demonstratave të studenteve të vitit 1981 ish Jugosllavia, përkatësisht Serbia dhe Maqedonia, zhvillonin tezën kundër universitetit dhe natalitetit të shqiptarëve. Gjatë kësaj periudhe, theks i veçantë i politikës së këtyre dy republikave, veçmas i Akademisë së Serbisë ishte lufta kundër natalitetit, përkatësisht shtimit të lartë natyror të popullsisë shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por kudo që jetonin shqiptarë në ish Jugosllavi. Në politikën popullative për jo shqiptarët u proklamua politikë popullative pronataliste, e për popullsinë shqiptare antinataliste. Andaj, duke u bazuar në këtë politikë popullative në nivel të ish Jugosllavisë, republikat filluan të hartojnë politika popullative në kuadër të territoreve të tyre administrative, duke paraparë masa dhe aksione me të cilat mbështetej politika pronataliste për joshqiptarët dhe antinataliste për shqiptarët, për të cilën gjë parapriu Maqedonia.
Andaj, në formimin e politikës popullative dualistike në ish Jugosllavi, parapriu Maqedonia me nxjerrjen e Rezolutës mbi politikën popullative në Republikën Socialiste të Maqedonisë (Gazeta zyrtare e RSM, nr. 48/1987). Brendia dhe qëllimi kryesor i kësaj Rezolute ishte se politika popullative në Maqedoni duhet të ketë karakter diferencial territorial, përkatësisht nacional, që do të thotë të jetë pronataliste për popullatën (komunat) joshqiptare dhe antinataliste për popullatën (komunat) shqiptare. Për realizimin e kësaj politike popullative (diskriminuese dhe raciste për shqiptarët) me Rezolutë ishin propozuar masa dhe aksione konkrete nga fushëveprimi i politikës fiskale dhe sociale. Varianti kryesor i kësaj Rezolute mbi politikën popullative në Maqedoni, ishte planifikimi i familjes. Me këtë Rezolutë ishte paraparë që modeli i familjes të jetë prej 3 fëmijësh te popullata shqiptare. Kuptohet, përkufizimi i numrit maksimum në tre (3) fëmijë, u bë kryekëput vetëm për popullatën shqiptare, sepse pjesa dërmuese e familjeve shqiptare kishin mbi 3 fëmijë. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, në planifikimin e familjes, nuk ka të drejtë askush të ndikoj dhe të përkufizojë numrin e fëmijëve. Këtë të drejtë e ka vetëm çifti bashkëshortor. Për numrin e fëmijëve dhe intervalin e lindjeve, në mënyrë të pavarur vendos vetëm çifti bashkëshortor. Këtu, nuk ka kurrfarë të drejte të përzihet as prindi e as shteti.
Andaj, me qëllim që t’u mohohen të drejtat familjeve shqiptare në politikën sociale dhe fiskale me këtë Rezolutë ishte paraparë që realizim i të drejtave të fëmijëve të kushtëzohet me numrin e fëmijëve në familje. Sipas kësaj, të gjitha familjet që do të kenë më tepër se tre fëmijë, për fëmijët mbi këtë numër, nuk do të mund të gëzojnë të drejtën e shtesave fëminore, të drejtën në punë, të drejtën në banesë, të drejtën në mbrojtje shëndetësore, të drejtën në shkollim, të drejtën në marrjen e kredive, si dhe do të ngarkohen me tatime e masa të tjera të politikës fiskale. Të gjitha këto masa që ishin paraparë me këtë Rezolutë në Maqedoni, ishin në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Deklaratën mbi të drejtat e fëmijëve. Në parimin 3 të kësaj Deklarate thuhet: “Fëmiu duhet që nga lindja të ketë të drejtë në emër dhe shtetësi”. Ndërkaq, në parimin 4 thuhet: “Fëmiu duhet të gëzojë dhe shfrytëzojë sigurimet sociale. Ai duhet të ketë të drejtë të rritet e të zhvillohet ne kushte të shëndosha: në këtë drejtim atij dhe nënës së tij duhet ofruar kujdes dhe mbrojte speciale, dukë treguar kujdesin para dhe pas lindjes. Fëmiu duhet të ketë të drejtë në ushqimin adekuat, banesë, dëfrim dhe shërbimet mjekësore”. Andaj, duke u bazuar në atë që u cek më sipër, nuk është vështirë të konstatohet se, me ketë Rezolutë të politikës popullative antinatalitare dhe masat që të merren për realizimin e saj, Maqedonia që në këtë kohë, kur në Jugosllavi proklamohej e drejta e barabartë të të gjitha kombeve dhe kombësive, në pikëpamje institucionale (shtetërore), proklamoi politikë popullative diskriminuese, jo vetëm në fushën demografike, por në të gjitha poret jetësore dhe mohimin e të drejtave elementare kombëtare të shqiptarëve.
Si rrjedhim, nga ajo që u tha më sipër, nuk është vështirë të nxjerrët konstatimi se, Serbia dhe Maqedonia, dëshironin të formonin dy politika popullative, dhe atë: pronataliste për popullatën joshqiptare dhe antinataliste, apo më mirë me thënë diskriminuese dhe raciste për shqiptarët. Andaj, duke u bazuar në këtë politikë popullative Maqedonia tentonte t’ua mohonte shqiptarëve të drejtat si kolektivitet dhe identitet, duke ua mohuar të drejtat elementare njerëzore e kombëtare të tyre. Mirëpo, çka është edhe më e keqja që edhe tani, kur Maqedonia shpallet shtet i pavarur dhe demokratik, maqedonët nuk heqin dorë nga shovinizmi, racizmi dhe diskriminimi i tyre ndaj popullatës shqiptare, që paraqet sëmundje patologjike kundër etnitetit shqiptar. Shqiptarët në Maqedoninë Veriore, edhe pse përbëjnë mbi 50,0% të popullatës totale në këtë vend, ata ende llogariten minoritet (pakicë kombëtare), me të drejta të kufizuara, apo më mirë me thënë, me mohimin e të drejtave elementare kombëtare. Në kontekst të kësaj duhet thanë se, Maqedonët duhet të dijnë një gjë njëherë e përgjithmonë, se pa shqiptarët nuk mund të ekzistojë e të ketë shtet të Maqedonisë së Veriut. Andaj, shqiptarët, për kah numri, nuk mund të jenë minoritet, por shtetëformues në Maqedoni, më të drejta të barabarta me maqedonasit në të gjitha fushat jetësore të këtij vendi, do të thoja artificial.
Shovinizmi dhe diskriminimi i shqiptarëve nuk po ndalet edhe në shek. XXI, ai shprehet edhe tani në Maqedoninë Veriore. Mua më shokojë rasti si pedagog dhe intelektual shqiptar, kur kohë më parë, në një emision në një TV të Kosovës, në një reportazh u prezantua rasti se në Maqedoninë Veriore, nxënësve shqiptarë u mohohet e drejta e shkollimit në gjuhën amtare. Sipas këtij emisioni, u cek se në një shkollë në Veles në ciklin e ulet, ku mbi 70 nxënës shqiptarë, mësojnë në gjuhën maqedonase. Me intervistën që bëri gazetari me nxënës shqiptar, ata deklaronin se janë shumë të hendekepuar dhesë janë të interesuar që mësimi të bëhet në gjuhen shqipe (amtare), sepse nuk po e kuptojnë gjuhën maqedonase. Kjo është jo vetëm e pa justifikueshme, por plotësisht e pa pranueshme. Si është e mundur që fëmijët që ende nuk e flasin mirë gjuhën amtare, të shkollohen në gjuhën maqedonase. Andaj, Zotërinjtë maqedon, duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se ka kaluar koha e shovinizmit dhe nacionalizmit megaloman ndaj shqiptarëve, si masë dhe instrument të presionit dhe mohimit të të drejtave historike dhe kombëtare të shqiptarëve. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, shqiptarët, sikurse edhe popujt tjerë, synojnë në avancimin, evoluimin, si dhe emancipimin nacional të tyre, në një anë, dhe lirimin nga zgjedha shekullore e popujve sllavo-ortodoks dhe pabarazinë me popujt tjerë, andaj edhe me maqedonasit, në anën tjetër. Një gjë dihet se, me shovinizëm dhe nacionalizëm dhe me dominim të një etniteti ndaj etnitetit tjetër, nuk mund të zgjidhen çështjet nacionale të popujve, ato vetëm sjellin konflikte, e jo zgjidhje. Kjo vlen edhe për Maqedoninë Veriore, sepse nacionalizmi, shovinizmi dhe dominimi i nacionalitetit maqedon ndaj nacionalitetit shqiptar, në kohën kur në botë dominojnë proceset demokratike, i takon vetëm të kaluarës.
Andaj, mos sigurimi i fëmijëve shqiptar shkollimin në gjuhën amtare, jo që është i pajustifikueshëm, por plotësisht i pa pranueshëm në fillim të mileniumit të tretë. Si mund të lejohet që në shekullin XXI, në një shtet multinacional, siç është edhe Maqedonia Veriore, ku shqiptarët nuk janë minoritet, fëmijëve shqiptar t’iu mohohet e drejta elementare kombëtare e shkollimit në gjuhën amtare. Tani vetvetiu shtrohet pyetja. Ku janë, deputetet shqiptar, spektri politik, akademikët, universitetet, studentët, OJQ etj., që për këtë rast të mos reagojnë institucionalisht ndaj Qeverisë së Maqedonisë Veriore, e të lejohet diskriminimi ndaj fëmijëve shqiptar. Veçmas, u themi spektrit politik shqiptar, se çfarë politike kombëtare bëni ju, kur lejoni, pos tjerash, që në këtë kohë, fëmijët shqiptarë të shkollohen në gjuhën maqedone, e jo në gjuhën amtare??!!!!
Ju intelektualët shqiptar, veçmas spektri politik në Maqedoninë Veriore, zgjohuni nga gjumi dhe luftone shovinizmin, nacionalizmin dhe racizmin maqedonas, sepse jeni në trojet tuaja etnike. Mos lejoni të jeni vasal të nënshtruar dhe inferior ndaj elementeve naziste maqedonase, sepse par kah numri jeni aq sa janë ta gjitha nacionalitetet e tjera në Maqedoni. Zgjidhja më e drejtë për t’i luftuar këto mbeturina të së kaluarës, duhet që Maqedonia Veriore të funksionojë si federatë, ku shqiptarët do të jenë shtetëformues të barabartë me maqedonasit.