• Today is: Sunday, November 24, 2024

Ermina Lekaj Perlaska: Ardhmëria e Tuzit është e lidhur me numrin 5, me Forumin shqiptar, votojeni atë!

fakti
February19/ 2023

Zgjedhjet lokale ne komunen e Tuzit, kane vlerë te posaçme për pesë çështje:

Së pari, per faktin se kjo administrate e cila e udheheqi per kater vite komunen e Tuzit per te (cilen thuhej se komuna nuk ka potencial te mbaje veten dhe si e tille do te jene jofunksionale) tregoj vlerat e veta, me pune dhe perkushtim te pashoq, duke e renditur ate ne harten e komunave me te suksesshme ne shtetin e Malit te Zi. Me kryetarin e saj, z Nike Gjeloshaj, Tuzi si komune ka potencial te bollshem, si komune pranëkufitare, te dallohet per menaxhim te shkelqyeshim duke e vendosur elementin nacional shqiptare ne vend ku ai meriton.

Së dyti,
nese e krahasojme buxhetin e komunes pas kater vitesh me ate paraprak, do te shohim se sa kjo administrate ka kapercye edhe komunat e zhvilluara ne shtet.

Së treti, projektet infrastruktorure te munguara, jo me vite por me dekada, kjo administrate e udhehequr nga partite shqiptare, i beri realitet. Instalimi i ujesjellsit ne cepet me periferike te komunes, ne fshatra ku deri dje vuanit per ujë, sot, ato gezojnë ate mundesi.

Së katërti, administrata komunale e funksionalizoi sistemin shkollore, filluar nga foshnjorja “Nene Tereze”, dhe arsimi ne gjuhen shqipe, ajo stipendoi studentet shqiptare qe studiojne ne universitete ne vend apo jashte tij me qellim te ngritjes dhe ruajtjes se identitetit kombëtar, ajo ruajti lidhjet e ngushta dhe te shkeqyera me diasporen shqiptare ne SHBA e cila ishte për dekada të tëra baza themelore e remitancës per banore te kesaj treve. Kjo tregon qarte përkushtimin e kësaj administrate të udhehequr nga kryetari i komunës. z Gjeloshaj, dhe

Se pesti, votoni numrin 5, Forumin shqiptare se ju e meritoni atë. Sepse malesoret e meritojne këtë numer, edhe si notë të shkelqyeshme, per gjithë atë qe ka bërë Malësia e Madhe gjatë gjithe historisë per kombin tonë  dhe për vetëdijen nacionale shqiptare. Kurrë me lehte nuk e keni të fitoni se tani, prandaj votoni shkëlqyeshëm (5) sepse të tillë jeni!

Ermina Lekaj Perlaskaj, deputete ne Parlamentin Kroat.