Me 15 korrik 1999 në fshatin Dobrosin, Sheket Asani kishte themeluar njësitin e pare të Ushtrisë Çlirimtare! Katër muaj me vonë më 15 nëntor 1999, policia serbe në befasi kishte ardhur në fshatin Dobrosin për ta vrarë komandant Shefket Asanin. Pa arritur ti paralajmroj shokët e njësitit, komandant Shefketi Asani u del vet ball për ball policëve serb dhe kështu e kris pushkën e parë në Luginë, duke luftuar vet kundër një njësiti prej rreth 10 policësh. Pas një beteje 2 orëshe, policèt serb të friksuar, kokulur ishin larguar nga fshati Dobrosin.
Nga Ahmet ASANI
Në fund të qershorit 1999, luftëtari i Ushtrisê Çlirimtare të Kosovës Shefket Asani, kishte vendosur të këthehej në shtëpinë dhe fshatin e tij të lindjes në Dobrosin! Ishte këthyer ashtu siç kishte qenë në luftën e Kosovës, me uniformën ushtarake me simbol të UÇK-ës dhe me pushkën e tij automatike në krah!
Qëllimi i këthimit në fshatin e lindjes Dobrosin, që ndodhet në komunën e Bujanocit, ishte themelimi i Ushtrisë Çlirimtare, ushtri kjo e cila shqiptarët e Luginës së Preshevës do t’i mbronte nga paramilitaret, ushtria dhe policia serbe!
Me 15 korrik 1999 në fshatin Dobrosin, Sheket Asani kishte themeluar njësitin e pare të Ushtrisë Çlirimtare! Katër muaj me vonë më 15 nëntor 1999, policia serbe në befasi kishte ardhur në fshatin Dobrosin për ta vrarë komandant Shefket Asanin!
Pa arritur ti paralajmroj shokët e njësitit, komandant Shefketi Asani u del vet ball për ball policëve serb dhe kështu e kris pushkën e parë në Luginë, duke luftuar vet kundër një njësiti prej rreth 10 policësh. Pas një beteje 2 orëshe, policèt serb të friksuar, kokulur ishin larguar nga fshati Dobrosin!
Keto krisma të para të lirisë të datës 15 nentor 1999, kishin jehuar si kushtrim lirie në gjitha anet e atdheut! Këtij kushtrimi të pushkës se Shefket Asanit, të ketij themeluesi të parë të Ushtrisë Çlirimtare në Luginën e Preshevës, të paret i kishin ardhur në ndihmë trimat e Adem e Hamzë Jasharit nga Drenica heroike! Per tri ditë nga Kosova në fshatin Dobrosin, vullnetarisht kishin ardhur mbi dy mijë luftëtarë të lirisë!
Atbotë shkaku i përçarjeve politiko-ushtarake në Kosovë dhe ndikimit të këtyre përçarjeve ne Luginën e Preshevës, këta ushtar vullnetar ishin këthyer prej nga kishin ardhur! Se si ishte gjendja në teren në ate kohë komandant Shefket Asani e përshkruan me këto fjalë: ” …kandidat për komandanta nga Dobrosini u paraqiten 32 me mua 33, prej Konçulit 50 me Shefket Musliun 51, nga Lluçani 80 me komandant Balën 81, nga Tërrnoci e Turi Tërrnoci si ma trima shpi e komandant, në krye me komandant Lleshin, bojn 1001 komandanta…”!
Kështu me shumë komandantë e pa mbështetje, vazhdon kujtimet Shefket Asani, “… mrenda nji jave kjo ushtri u detyru te kthehet kah kishte ardh, jon kthy me lot ne sy, disave ju rreziku armatimi prej KFOR-it, ky deshtim ishte humbje e madhe kombtare…” përfundon tregimin luftetari i lirisë, pushka e parë për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – Shefket Asani!
“Me 26 janar të vitit 2000 ka kërsit pushka e dytë, vazhdon kujtimin e tij Shefket Asani…” Ishte kjo një betejë ku kësaj radhe komandant Shefketit do ti dilnin në ndihmë ushtaret besnik me të cilët me 15 korrik 1999 kishte themeluar Ushtrinë Çlirimtare!
Bashkë me Vebi Hajdarin e disa luftëtarë të cilet kishin vendosur t’mos e lenin të vetëm komandant Shefket Asanin, me 26 janar ishte bërë një betejë e madhe kundër një njësiti të madh të policisë serbe! Edhe në këtë betejë të 26 janarit të vitit 2000, policët serb të friksuar e të turpruar, me dy polic të plagosur e kishin lënë betejën dhe kishin ikur ! Ate ditë policia serbe kishte vrarë dy vëllezerit Saqipi, të cilet të paarmatosur po këtheheshin me traktor nga mali në fshat.
Pra 15 korriku i v.1999, 15 nentori 1999, 26 janari 2000 dhe gjaku i vellezërve Saqipi, janë momente e ngjarje historike të cilat ndikuan që kushtrimit të lirisë t’i përgjigjeshin mijëra vullnetarë të Lugines e viseve shqiptare dhe kështu të vazhdonte lufta për liri e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë e Bujanoc – UÇPMB.
Prishtinë, 26 janar 2023