• Today is: Sunday, November 24, 2024

HOLOKAUSTI SHQIPTAR QË NUK KA DITË PËRKUJTIMI!

fakti
January27/ 2023

Nga ing. Ahmet ASANI

Sot me rastin e ditës ndërkombetare të Holokaustit, shpreh ngushellimet më tê thella shpirtrore për gjitha viktimat e popullit izraelit qe ranë gjatë luftës së dytë botërore!

Nuk di që ka popull tjetër ne botë sikur ne shqiptaret pasardhes tē pellazgo- ilireve, qe t’jemi viktimizuar ndoshta edhe me shumë se sa populli izraelit, por për këtë viktimizim shekullor t’mos e kemi një ditë e datë përkujtimi sikur që e ka populli izraelit, ditë kur përkujtohen gjitha viktimat e holokaustit që perjetuan shqiptaret ndër shekuj!

Serbët ndër shekuj na kanë detyruar të shpërngulemi nga trojet tona, na kanë vrarë e djeg deri në çfarosje, e ne si komb le që nuk e perkujtuam e nuk e perkujtojmë kete holokaust shekullor, por disa me fjalorin e internacionales komuniste i quajtën e i quajnë ende “populli vella serb”, jo vetem kaq por disave që kanë bërë dhe ende bejne plane për “Konfederata” me serbēt ende u japim vota dhe pushtet?

Ështē koha që pjesa e vetëdijshme e kombit, të merret më shumë me një pjesë të popullit, e cila, si e hipnotizuar, nuk po mund të ndahet kurrësesi nga fryma e lindjes moniste, t’ua shpjegoj atyre se nga lindja moniste vetëm të këqija dhe asnjë e mirë nuk na ka ardhur kurrē!

Prishtinë, 27 janar 2023
Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur, në këmbë dhe ambiente të jashtmeMund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme