• Today is: Sunday, April 28, 2024

MAQEDONI, KATËR VIKTIMA NGA COVID-19, BIE NUMRI I TË INFEKTUARVE

EA
April13/ 2020

Shkup, 13 prill/Gazeta FAKTI – Në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 26 raste  të reja me Covid-19. Në Shkup janë regjistruar vetëm katër raste, kurse në Kumanovë më së tepërmi – 11, në Tetovë – 3, Prilep-2, Veles dhe Koçani dhe Probishtip nga 1.

Në Klinikën Infektive në Shkup kanë vdekur 4 pacientë: 2 (79 dhe 63 vj.) nga Shkupi, 1 nga Prilepi (67) dhe 1 nga Velesi (58).
Numri i të sëmurve nga ky virus ka shkruar në  854  veta të diagnostifikuar me Covid-19, ndërkohë që janë shëruar deri më tani 44 veta.