• Today is: Sunday, November 24, 2024

Ansambli Shqiptar i Shkupit, një akademi e shijeve të larta muzikore

fakti
December21/ 2022

Nëse bëhet një sublimim telegrafik i gjithë veprimtarisë një vjeçare të Ansamblit Shqiptar të Shkupit, shumatorja e përgjithshme do të shtrihej në gjithsejt 18 projekte: 4 koncerte premierë, 2 valle premierë, 6 realizime audio e video: valle e koncerte, 3 pjesëmarrje me prezantime programi jashtë shteti, 3 monografi autoriale, 5 pjesëmarrje në evenimente të rëndësishme shtetërore, intervista, takime të rëndësishme, marrëveshje bashkëpunimi, konsolidim artistik e administrative

 

Beteja për të qenë i suksesshëm nuk mbaron asnjëherë kur përfundon maratona, sepse të suksesshmit gjithë vrapin e tyre e kanë maratonë. I tillë është edhe drejtori i Ansamblit Shqiptar të Shkupit, Shkodran Tolaj, i cili maratonën e 2022-tës nuk po e përmbyll, por po eshënion me disa të arritura. Ai premton se viti pasues – 2023 do të jewtë edhe më dinaim në përmbajtje dhe cilësi. Prurjet artsitike që ai ka paraljmrëuar do të jenë sihariqi i radhës, kurse para opinionit publik kësaj radhe do të rekapituloj të arriturat dhe sukseset e vitit që po lëmë pas.

Në vitin 2022, Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Republikën e Maqedonisë (i njohur tash më vetëm si Ansambli Shqiptar), realizoi me sukses disa koncerte premierë, siç ishin:  “Dita e plisit” (17 shkurt 2022) në bashkëpunim me Ministrinë për Sistem Politik dhe Marëdhënie në mes Bashkësive- Teatri shqiptar Shkup, koncerti tematik dedikuar Gani Grubit, (9 maj 2022) në Filharmoninë e  Maqedonisë, koncert premierë për 109 vjetorin e alfabetit shqip (22 nëntor 2022) në  Qendrën për Kulturë në Manastir, i cili u transmetua i drejtpërdrejt në Televizionin e Maqedonisë dhe Televizionin Shqiptar, koncert premierë për 110 vjetorin e shtetit shqiptar, (28 nëntor 2022) në Teatrin e Operës dhe Baletit, Shkup, (transmetim i drejtpër drejt në Televizionin e Maqedonisë dhe Televizionin Shqiptar.
Përpos koncerteve, Ansambli Shqiptar realizoi me sukses edhe vallet premierë: Vallja e Dibrës (muzika Valton Beqiri, koreograf Gjergj Prevazi, nëntor 2022), vallja e Dërvenit ( koreograf Artan Ibershimi, nëntor 2022).
Shkodran Tolaj: Artistët e sfiduan pandeminë me punë e përkushtim - albanian

Përveç këtyre programeve, Ansambli Shqiptar në vitin 2022, u shqua edhe për disa material ekskluzive audio dhe video: realizim i CD- së së Shaban dhe Enver Stafaj, shtator 2022, realizim video i valles së Karadakut tetor 2022, realizim video i valles “Trashëgimtarët e Uskanës” (tetor 2022), realizim video i valles së Pollogut, (tetor 2022), Realizim i emisionit televiziv, koncertit të Musa Piperkut, tv 21, (maj 2022), realizim i spektaklit televiziv “Nënë Tereza, shënjtorja e gjithë botës” bashkëpunim më Klan Tv dhe “Guga production” (5 shtator 2022).

Konfirmim i të arriturave dhe suksesve të Ansamblit Shqiptar janë edhe  çmimet ndërkombëtare: Çmimi i parë në Festivalin ndërkombëtar “Duna Karneval” ,Hungari (4-12 qershor 2022), çmimi i parë në festivalin më të madh të folklorit në botë “Buyukcekmece” Istanbul (28 korrik – 6 gusht 2022).

Ansambli Shqiptar shkëliqmin e vet artistik e ndau edhe me publikun, me pjesëmarje në disa manifestime, brenda dhe jashtë vendit,me karakter evokues dhe festuv, siç ishin: “Flaka e janarit” 16 janar 2022 ( në bashkëpunim me Ministrinë për Sistem Politik e Marëdhënie në mes Bashkësive), koncert për Ditën e mësuesit, 7 mars 2022, Bujanoc,  bashkë me  “Tanec” dhe “Klapa Filip Deviq” nga Kroacia – koncert i përbashkët për nder të marrëdhënieve diplomatike 30 vjeçare Kroaci – Maqedoni e Veriut , organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme,  pjesëmarrje në “Expo-Dubai” (20-24 shkurt 2022), pjesëmarrje në festivalin “SARAJ FEST”-  Komuna Saraj (6 maj 2022), pjesmarrës në koncertin e organizuar nga FC Shkupi – Sheshi Skenderbeu (15 maj 2022), pjesëmarrës në Ditët e Ilindenit në Pelincë dhe Krushevë (2 gusht 2022).
Të shtunën spektakli “SHËN TEREZA – shqiptarja e gjithë botës” në Klan Macedonia – Klan Macedonia

Përpos veprimtarisë muzikore, Ansambli Shqiptar në vitin që po lëmë pas ka shënuar edhe disa suksese në fushën e botimeve, duke botuar monografinë “Lorenc Antoni – jeta dhe vepra”, autor Emin Azemi (dhjetor 2022), monografinë “Trio Zajazi –  jeta dhe vepra”(dhjetor 2022),  si dhe monografinë “Gani Grubi jeta dhe vepra” (dhjetor 2022).

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i libër

 

Arritjet administrative dhe institucionale të Ansamblit Shqiptar në vitin 2022, ishin treguesit më real të ngjitjes së tij në grafikonin e sukseseve. Vlen të përmendet  marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin AAB,  më rastin e ditës ndërkombëtare të vallëzimit 8 prill 2022, por nuk munguan edhe takime të rëndësishme me personalitete të njohura, ambasadorë, drejtorë institucionesh, dhjetëria emisione në në radio e televizion, intervista dhe promovim i ansamblit në të gjitha mediat e shkruara e televizive!

Nëse bëhet një sublimim telegrafik i gjithë veprimtarisë një vjeçare të Ansamblit Shqiptar, shumatorja e përgjithshme do të do të shtrihej në gjithsejt 18 projekte: 4 koncerte premierë, 2 valle premierë, 6 realizime audio e video: valle e koncerte, 3 pjesëmarrje me prezantime programi jashtë shteti, 3 monografi autoriale, 5 pjesëmarrje në evenimente të rëndësishme shtetërore, intervista, takime të rëndësishme, marrëveshje bashkëpunimi, konsolidim artistik e administrative.