• Today is: Sunday, November 24, 2024

GENC HALITI NGA KUMANOVA, SHKENCËTARI I ARDHSHËM I BIOKIMISË DHE BIOTEKNOLOGJISË

fakti
November28/ 2022

Genc Haliti , është një emër premtues që në heshtje po e trason rrugën e karrierës shkencore. Ai vjen nga Kumanova, prej ku u shkëput para disa viteve, me synimin që një ditë vendlindjes t’ia kthej borxhin me gradat më të larta të një shkencëtari të kalibrit botëror.

Pasi mbaroi shkollën fillore ‘Bajram Shabani’ dhe gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë, Genci me sukes shembullor  kreu tudimet deridiplomike  në Kimi – Drejtimi Biokimi Analitike  dhe mori thirrjen Inxhiner i Diplomuar i Kimise në Universiteti e Tetovës.
Ishte pjesëmarrës me punim shkencore nga projekti i diplomës në Konferencën e Shkencave Natyrore dhe Matematike, organizuar nga UT – si (bashkë)drejtues i njërit nga sesionet e konferences – 2018. Gjithahtu ishte edhe bashkë-themelues i Shoqatës “Materials Research Society of North Macedonia”,  si perfaqësues i vetëm nga studentët në bashkëpunim me profesorë eminent të UT-së.

Genc Halili nuk ishte i mbyllur në guacën e fildisht të vetëkënaqësisë dhe egoizmit, por u shqua për një abgazhim aktiv në kuadër të organizimit rinor. Ishte lider i unionit të nxënësve në shkollë të mesme për disa vite, aktiv në jetën shoqërore dhe organizata joqeveritare për vite me radhë si dhe  organizator i eventve me qëllime humanitare dhe edukative.

Me një natyrë të heshtur por shumë këmbëngulëse në kërkim e shkencë, Genci nuk pranoi të bëhet apratçik partiak nëpër forume rinore, për të përhapur buzëqeshje falce që do t’ia bënin qejfin ndonjë sherifi lokal të partisë, ndonëse nuk i mungoi sensi për politikë dhe oratori.
Ai, megjithatë,  vetën e shihte gjetkë dhe pasi kishte marrë pjesë në shumë gara rajonale e republikane, prej nga ishte kthyer me trofe, vendos të ndjek ritmin e zhvillimit të intelektit dhe talentit  që i posedonte, duke i dhënë shansë vetes të sprovohet në universitete tjera më prestigjioze të botës. Vazhdoi studimet master në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Fresenius në Idstein, Hesse, Gjermani – Kimi Bio-analitike dhe Analiza Farmaceutike – M.Sc, ku arriti sukses i shkëlqyeshëm në studime dhe hulumtimet e projektit të diplomes. Më pas shquhet si Internship në Klinikën Universitare të Mainz-it pranë Institutit të Imunologjisë dhe Core Facility of Mass Spectrometry Proteomics – hulumtime laboratorike mbi fosfoproteinat.

Genc Haliti aktualisht është  Ph.D. kandidat pranë Universitetit Teknik të Mynhenit – Universiteti me i mirë gjerman dhe ndër më të mirët europian e boterorë – i përzgjedhur në mesin e  mbi 400 kolegëve për të punuar në hulumtime kerkimore-shkencore – Projekt i “Elite Network Bavaria” që mbeshtetet nga Qeveria Bavareze për hulumtime dhe zbulime të nivelit të lartë (elitar). Hulumtimet do te realizohen pranë Bayerisches Zentrum für Biomolekulare MassenSpektrometrie (BayBioMS) në bashkepunim me shume grupe në kampus, Europë dhe botë – mbi 35 (ndër ta Britania e Madhe, Peru, USA, Australia, Malaysia, Irani e vende të jera)

Fokusi i hulumtimeve, siç deklaron Genc Haliti, do te jetë kontributi në një fushë ende të pa hulumtuar tëresisht, për te mos thëne aspak, në kuadër të  Projektit ‘Proteomes that feed the world’ që  synon të kompletoj atlasin proteomik të së paku 100 bimëve ushqyese që konsumohen në mase të madhe nëpër botë. Realizimi do to bëhet duke aplikuar teknika bashkekohore eksperimentale bioanalitike.
Genc Haliti për Gazetën FAKTI thotë se ‘ILVO – Flanders Research Institute for Agriculture, Fisheries and Food’ dhe Qeveria Flamane e Mbretërisë Belge do të jenë institucionet ku do vazhdoj me punë kërkimore-shkencore të doktoratës, nivelit më të lartë edukativo-arsimor.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Njëkohësisht, do të jetë pjesë e Ghent University, universitetit më të mirë belg, e ndër më të mirët europian e botëror.

Si pjesë e Fakultetit të Shkencave dhe e ‘Doctoral School of Life Sciences and Medicine’, synimi  i tij do të jetë të fitoj titullin Doktor i Shkencave në Biokimi dhe Bioteknologji me theks të veçantë në bio-analizat e metabolomikëve.
Shkenca e Biokimisë dhe Bioteknologjisë nesër sigurisht do ta ketë zbuluesin e vet të radhës, i cili si një djalë i zgjuar i një familje fisnike kumanovare do t’I bëj nder familjes, vendlindje dhe kombit. Me të arriturat e Biokimisë dhe Bioteknologjisë tash e tutje do të identifikohet emri i shkencëtarit të ri Genc Haliti. / E.A

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm