• Today is: Wednesday, May 8, 2024

Festa e Alfabetit u bë madhështore me koncertin solemn të Ansamblit Shqiptar të Shkupit

fakti
November23/ 2022

Ovacione dhe emocione të jashtëzakonshme kanë përshkuar natën e 22 nëntorit në Qendrën për Kulturë në Manastir! Post – pandemia la pasoja posaçërisht në “prishjen” e traditës së ndjekjes së koncerteve, por Ansambli shqiptar arriti të zgjojë interesim, saqë kapacitet i asaj salle ishte i pamjaftueshëm për interesimin e publikut. Si rrallë më parë në atë sallë kishte rreth 1000 spektatorë, të cilët kanë përcjellur me duatrokitje çdo artist nga fillimi deri në fund!

Manastiri në ditën e alfabetit mblodhi shqiptarët nga Struga në Shkup, duke na nderuar  edhe vëllezërit e motrat nga Kosova e Shqipëria! Përfaqesues institucionesh, Zëvendësministri i kulturës z. Daim Luçi, Sekretari shtetëror z.Valmir Aziri, Maestro Zhani Ciko, ikona e valles Liliana Cingu, intelektualë, njerëz të botës akademike, artistë, të rinj e të reja manastiras kanë ndjekur për së afërmi këtë spektakël të madh rreth dy orësh, ku çdo gjë nga përzgjedhja e programit e deri tek pamja vizuele ishte menduar deri në detajin më të vogël!

Në mënyrë spektakulare filloi programin aktori Pajazit Murtishi me vargjet e Naimit për gjuhën shqipe, për të vazhduar grupi i solistëve me himnin e Alfabetit shqip! E veçanta e koncertit ishte vendosja e polifonisë në program dhe këndimit “acapella” . Ky bllok u realizua me mjaft përpikmëri nga grupi i solistëve dhe Besarta Murtezani e Jetmir Rexhepi të cilët sollën “Bien lodrat” nga Milto Vako dhe këngët antologjike “Bijë çobanësh”, “Janinës ç’i panë sytë” dhe “Cili je ti more burrë ”. Në këtë bllok u luajtën me mjeshtëri dy valle nga repertori i Ansamblit punuar nga Genc Kastrati: “Vallja e Prespës” dhe “Vallja e jugut”. Blloku i dytë nisi në mënyrê maestrale me aktorin Pajazit Murtishi dhe recitimin e vargjeve “ Fjalët e Qiririt” gërshetuar me vokalin e Shkodran Tolajt, një version unik që transmetoi emocion të veçantë tek spektatori! Vazhdoi interpretimin solisti Agron Kalisi, i cili identifikohet tashmë me këngën “ Brahim Këta”. Solisti Jetmir Rexhepi dha mesazhe të fuqishme më “ Këngë bashkimi” dhe bllokun e mbylli Kastriot Latifi me këngën “ Shqiptaria” Blloku i tretë u hap me premierë absolute që solli në mënyrë krejt të veçantë vallen nga zona karakteristike e Dervenit. Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmKostume unike punuar nga Edlira Sula, lojë interesante, konceptim muzikor i gjetur që në formacion kishte vetëm instrumente burimore dhe puna me përkushtim e profesorit Artan Ibershimi, solli në mënyrë të jashtëzakonshme vallen e një zone të gjurmuar për herë të parë! Pas valles së Dervenit u interpretua “Dallëndyshe” nga Era Azemi, “Moj Shqipëri të qofsha falë” nga grupi i solistëve, “Jem ilira e jem teuta” nga Nexhat Suma, si dhe kënga e njohur dibrane “Retë e zeza” që u interpretua fuqishëm nga Jetmir Rexhepi dhe Shkodran Tolaj. Në këtë atmosferë u soll edhe vallja e zonës së pasur të Dibrës punuar me përkushtim nga koreografi Gjergj Prevazi, me muzikë nga Valton Beqiri! Sipas traditës, Ansambli ndau mirënjohje dhe kësaj radhe ajo i takoi një prej kontribuesve më të mëdhenj në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës në Prespë e Manastir, mësuesit të shumë brezave Bexhet Ajredinit, i cili tha se suksesi i tij është rezultat i muzikës së pasur të trevës së Prespës, ndërkaq drejtori Tolaj është i pari drejtues nga institucionet që ka interes të veçantë ndaj kulturës së çdo treve! Me emocione e lot ai pranoi medaljen e ansamblit që potencoi se do e mbajë me krenari si arritje jetësore.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Mbrëmjen e përshëndeti më fjalë të përzgjedhura Sekretari shtetëror Valmir Aziri, ndërkaq moderimi i këtij spektakli u bë mrekullueshëm nga Avni Qahili! Mbrëmja u mbyll me daljen e të gjithë artistëve në skenë duke u promovuar kënga e këngëtarit të madh Ilir Shaqiri, punuar enkas për këtë përvjetor të 114- të të Kongresit të Manastirit.

Koncerti është pjesë e programit vjetor miratuar nga Ministria e Kulturës, u mbajt nën përkujdesjen e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marëdhënie Ndërmjet Bashkësive! Koncerti u transmetua nga Televizioni i Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe dhe në Radio Televizionin Shqiptar!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm