• Today is: Monday, May 6, 2024

NË DÜSSELDORF U PROMOVUA LIBRI „MUTTER TERESE GANZ NAH“ I DOM LUSH GJERGJIT

fakti
October30/ 2022

Në një atmosferë solemne, në hapësirat e gjigandit ekonomik „Ecolog“ në Düsseldorf të afaristit dhe humanistit Lazim Destani, pasditën e djeshme, u promovua libri „Mutter Teresa ganz nah“ (Nëna Tereze nga afer), i Dom Lush Gjergjit, i përkthyer nga vëllezërit Selajdin Gashi dhe Arben Gashi.

Pas shpalimit të përmbajtjes së librit nga vetë autori, Dom Lush Gjergji, foli me pietet të lartë për vëllezëri Sulejman Gashi dhe Selajdin Gashi, tashmë të ndjerë, të parin duke e quajtur një dritë shprese që na binte lajme nga Washingtoni në kohë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët, ndërsa të dytin si një përkthyes me një kulturë të lartë gjuhësore dhe përgatitje intelektuale.
Libri është botuar me një titull tjetër nga ai në gjuhën shqipe “Nëna Terezë nga afër“ vetëm për ta dëshmuar si të afërt për të gjithë e sidomos për lexuesit gjermanfolës. Libri ka 96 faqe dhe i është përmbajtur botimit origjinal të botuar nga Don Fatmir Koliqi.
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz të ulurMund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz të ulur
Pas përshendetjes së tubimit, nga Lazim Destani, autori i librit u lëshua në një bashkëbisedim vëllazëror, duke shpaluar kujtime nga takimet me Nënë Terezën, që si biograf i përkushtuar, bëri që bota ta njoh përkatësinë e saj etnike shqiptare.
Skenën e promovimit e pasuruan edhe recitimet e Musa Mulollit si dhe paraqitja e artit kulmor muzikor nga violinistja Migena Begolli, pianistja Memela Alija dhe sopranoja Dorina Porodini. Duhet përgëzuar këtu kryetarin LSHAKSH dhe sekretarin e saj ne Gjermani, të cilët jo vetëm me këtë rast, por vazhdimisht organizimet e kësaj natyre i bëjnë duke pasuruar jetën kulturore dhe letrare brenda komunitetit shqiptar në Gjermani. (F. Tasholli)