• Today is: Sunday, November 24, 2024

ITSHKSH PREK NJË COPË DIBËR NË STATEN ISLAND

fakti
September21/ 2022

Largësitë ne i shkurtojmë me fuqinë e ideve iluministe. Zatën ky është edhe lajtmotivi i Deprtamentit që po e themelojmë, ku problematikat e mërgatës sonë do të kenë një trajtim sa modern, po aq edhe kreativ.  Uroj që lidhjet tona shpirtërore e vëllazërore të vendosen mbi një bazament të shëndosh bashkëpunimi interaktiv, duke sjellë në vëmendje vepra e autorë që ndriçojnë të kaluarën dhe hapin udhë për të nesërmen”, nënvizoi drejtori i ITSHKSH, prof.dr Skender Asani.

 

Staten Island, 21 shtator 2022 – “Java Kulturore Shqiptare në SHBA” nën organizimin e ITShKSh-së, filloi mbrëmë në Shoqatën Atdhetare “Dibra” në Staten Island të Nju Jorkut, aty ku shqiptaria dhe bujaria bëhen bashkë.

Drejtori i Institutit, Skender Asani, shpalosi veprimtarinë hulumtuese e botuese, si një tregues që dëshmon se kujdesi ynë institucional është i orientuar në zgjerimin dhe thellimin e njohurive mbi pasurinë kulturore e shpirtërore të mërgatës sonë këtu në Amerikë, ku dibranët luajnë një rol tepër të rëndësishëm. “Ne si Institut shumë shpejt do të zyrtarizojmë edhe Departamentin e Mërgatës, i cili në fokus do të ketë edhe këtë degë të gjallë të gjakut tonë në Amerikë. Prandaj edhe “Java e kulturës shqiptare në SHBA” që po starton këtu në Shoqatën Atdhetare Dibra në Staten Island, është një ogur i mire për gjithë neve, sepse tash e tutje bashkëpunimi ynë do të vendoset në korniza institucionale, ku nuk do të mungojnë ngjarjet, idetë e projektet me interes të përbashkët”, tha Asani.
Duke folur për një pjesë të strategjisë së zhvillimit të Departamentit të mërgatës, që pritet të ketë një fushëveprim shumë dinamik në të ardhmën, drejtori Asani tha se bota shqiptare sot nuk shtrihet vetëm brenda kufinjve adiminstrativ ku jetojnë shqiptarët, por shtrati i saj del përtej këtyre kufinjve, duke mbërri edhe këtu në Amerikën e largët.
“Por largësitë, ne i shkurtojmë me  fuqinë e ideve iluministe.  Zatën ky është edhe lajtmotivi i Deprtamentit që po e themelojmë, ku problematikat e mërgatës sonë do të kenë një trajtim sa modern, po aq edhe kreativ.  Uroj që lidhjet tona shpirtërore e vëllazërore të vendosen mbi një bazament të shëndosh bashkëpunimi interaktiv, duke sjellë në vëmendje vepra e autorë që ndriçojnë të kaluarën dhe hapin udhë për të nesërmen”, nënvizoi Asani.

Me këtë rast u promovuan edhe një pjesë e veprave të Institutit, në mesin e të cilave edhe libri monografik “Said Najdeni – Hoxhë Voka / Hafiz Sherif Langu”, të autorit nga Dibra Mahmud Hysa, botuar nga ITShKSh.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në këtë takim me kryetarin Dashnor Miftari dhe bordin e shoqatës së dibranëve, nuk mungoi edhe interesimi për punën e ITSHKSH. Ata u shprehën të gatshëm për të ndihmuar çdo nismë të mbarë kulturore e shkencore që është në interes të komunitetit.

Në këtë takim mori pjesë edhe zëvendësdrejtori i Agjencisë së Migracionit, Izmit Nura, sikurse edhe studiuesit Zeqirija Ibrahimi, Sefer Tahiri e Sevdail Demiri..

“Java Kulturore Shqiptare në SHBA” vijon me vizitën e studiuesve të ITSHKSH-së në Qendrën Kulturore Shqiptare-Amerikane në Riverdale të Nju Xhersit (Adresa: 90 Riverdale Rd Riverdale, NJ 07457, tel. +1.973.523.9203.)-  më 21 shtator 2022 (e mërkurë), ora ora 7 PM.