ITSHKSH po trason një amanet të të parëve që të veprojë në Shkup, në kyreqendrën shpirtërore të shqiptarëve, prandaj jo rastësisht e ka dimensionin shpirtëror, që të jetësojmë idealet e të parëve, duke bashkevepruar me aleatët tanë – SHBA, BE.
Shkruan Prof.dr. Skender ASANI
110 vjetori I Çlirimit të Shkupit është një ditë e veçantë të cilën e shënojmë çdo vit. Shkupi ishte kryeqendër e çështjes shqiptare dhe ky ka qenë synim i çdo patrioti shqiptar. Hasan Prishtinës i kishte rënë hisja ta rrumbullaksoj me 14 pikat e tij platformën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare që ishte akti i shpalljes së Pavarësisë në Shkup. Për këtë mision të shenjtë ai kishte mbështetje nga jugu e veriu si dhe nga patriotët tanë, përfshi edhe Ismail Qemalin. Por kjo nuk u jetësua. Pavarësia formalisht u shpall në Vlorë dhe u gjymtua në Londër. Gjenerata e reja mbetën ta jetësojnë frymën e Hasan Prishtinës, dhe kjo u shtri nga gjeneta në gjeneratë, nga lëvizja në lëvizje, me ç’rast u hapën shumë procese dhe u organizuan rezistenca politike e ushtarake, siç ishin ato të vitit 19 99 dhe 2001.
ITSHKSH po trason një amanet të të parëve që të veprojë në kyreqendrën shpirtërore të shqiptarëve, prandaj jo rastësisht e ka dimensionin shpirtëror, që të jetësojmë idealet e të parëve, duke bashkevepruar me aleatët tanë – SHBA, BE.
Ky manifestim tradicional jep një orientim për gjeneratat e ardhshme që kombin ta kenë si amanet të shenjt, që duhet të kultivohet duke kujtuar datat dhe figurat historike…..
Kemi nevojë për një unitet dhe bashkim më të madh, duke mënjanuar ideologjitë dhe ndasitë krahinore. Shkupi para 110 viteve unifikoi shqiptarët, ndonëse edhe atëherë kishte dallime, por prijësit tanë lanë anash ato.
Viti 2022 është prerje historik dhe duhet ti tregojmë botës se jemi serioz në punën tonë, sepse kjo shpie deri te unfikimi i qëndrimeve. Kjo ka rëndësi sepse në mënyrë do të kemi mbështetje më të madhe nga miqtë tanë.
Shkup, 12 gusht 202
(Fjalë rasti në shënimin e 110 vjetorit të çlirimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptar, mbajtur në ITSHKH)