Festivali i Byjykçekmexhes llogaritet si Eurosongu i valles apo kampioni botëror i vallëzimit ku 8 herë është përzgjedhur si festivali me i mirë në botë dhe kjo tregon rëndësinë e festivalit dhe rëndësinë e këtij çmimi! Ansambli i Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV fitoi vendin e parë. Shkodra Tolaj drejtor i Ansmablit tha se ky çmim është një gurë tejet i rëndësishëm në ngritjen e kulturës sonë kombëtare dhe në imazhin e shtetit!
SHKUP, 10 GUSHT – Drejtori i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV, Shkodran Tolaj para mediave deklaroi se Maqedonia e Veriut per here të parë arrin qe të triumfoje ne një nga festivalet më të mira ne botë, atë të 23 tin me radhe “Festivalin Ndërkombëtar të Kultures dhe Artit ne Byjycykmexhe të Stambollit” ,Poashtu historike sepse jemi i pari institucion që kemi fituar vend të parë në këtë festival. Shtetet fqinje siç janë Kosova, Shqipëria,Serbia,Mali i Zi nuk e patën fatin asnjëherë të fitojnë.
Fjala e plotë e drejtorit Tolaj>
“Ky moment padiskutim që na ben tejet të lumtur dhe krenarë të gjithëve.
Fillimisht më duhet të cek se festivalet garuese janë jashtëzakonisht të rëndësishme për institucionet e reja të cilat kanë nevojë për të promovuar veten duke perfaqësuar vlerat më kulminante folklorike te kombit. Kështu për një vit ansambli sjell tre çmime ndërkombëtare të para për shtetin e Maqedonisë së Veriut. Në gusht 2021 pjesëmarrja jonë e parë në garë ishte në Veliko Trnovo në Bullgari ku morën çmim të parë! Sivjet në qershor morëm çmim të parë në Budapest- Hungari që shquhet si nga festivalet më serioze të folkloristischere. Dhe ja ku jemi bashkë për të folur për suksesin e radhës atë të 6 gushtit dhe triumfin e madh në Turqi.
Pjesëmarrja në Turqi ishte sfidë në vehte! Duke marrë parasysh pompozitetin e skenës dhe çdo detaj të festivalit padiskutim që ishte privilegj për secilin artist të ngjitet ne atë skenë! Rreth 1000 artistë pjesëmarrës kanë krijuar një garë të fortë në mes 25 shteteve! Pra në këtë garë kanë marrë pjesë shtetet nga më të fuqishmet si Gjeorgjia, Meksiko,Argentina,Polonia, Qipro Veriore, Sllovakia, Jordania e shumë të tjera. Ëndrra për triumf në një festival të tillë të jashtëzakonshëm dhe motoja jonë ”shqiptarët po vijnë”mori kuptim të vërtetë kur në mesin e 25 shteteve, paraqitjet dinjitoze të artistëve tanë nga data 27 korrik deri më 7 gusht, disciplina e punës dhe niveli profesional i programit u vlerësuan nga anëtarët e jurisë, të cilët unanimisht vendosën që çmimi i parë të ndahet për Ansamblin shqiptar.
Festivali i Byjykçekmexhes llogaritet si Eurosongu i valles apo kampioni botëror i vallëzimit ku 8 herë është përzgjedhur si festivali me i mirë në botë dhe kjo tregon rëndësinë e festivalit dhe rëndësinë e këtij çmimi!
Ndonëse Gjerogjia e Meksika morën çmim të dytë e të tretë dhe ishin të jashtëzakonshëm artistët tanë në mesin e 1000 artistëve dalloheshin për diciplinën e tyre ndërkaq kultura jonë e pasur folklorike zgjonte interes te veçantë. “Vallja e Rekës”, “Vallja e Prespēs”, “Vallja e Karadakut” “Prej Tetove në Dibër” që janë prezantuar në festival kanë krijuar kolorit të pasur të ngjyrave kombëtare ndërkaq veçantia e grupit tonë nisi që në defilenë e parë kur ansambli u prezantua me veshjet karakteristike të Kërçovës që lanë mbresa të jashtezakonshme! Niveli profesional muzikor, niveli skenik i valleve, veshjet tona nga zona te paprekur më parë dhe të paprezantuara jashtë shtetit bënë që mediat e atjeshme ta vleresojnë paraqitjen e Ansambli shqiptar nga RMV-se si risi e festivalit të sivjetëm në Byjykçekmexhe! Motoja e festivalit ishte “Dashuri për njëri tjetrin- paqe për të gjithë” që vërtetë gjatë dhjetë ditë qëndrimi atje është ndjerë në çdo moment dashuria për kulturën e njeri tjetrit që krijon ura bashkepunimi!
Këtë çmim e ëndërron çdo shtet dhe çdo institucion por njëjohësisht jemi të vetedijshëm që pas këtij çmimi ansambli është në një stad tjetër andaj vazhdojmë me punë, seriozitet, përgjegjësi drejt arritjeve te reja.
Ky çmim vulos dhe njëherë angazhimin e parezervë të bashkëpunëtorit për marrëdhënie ndërkombëtare Amir Mamuti, kontributin e korepetitorëve Agim Baftiu, Taxhedin Sinani, profesionalizimin e orkestrës dhe vallëtarëve, bashkëpunimin fantastik me Universitetin AAB që përforcuan stafin tonë me vallëtaret Erëza Grajcevci dhe Erna Salihi nga Kosova!
Urimet më të mira u takojnë bashkëpunëtorëve profesional dhe secilit adhurues të ansamblit tonë! Falemnderime për Ministrinë e Kulturës që mbështeti këtë udhëtim, për drejtorin e Qendres informative kulturore te Maqedonisë së Veriut në Stamboll, falemnderime për mediat që janë vazhdimisht me ne e në veçanti falemnderimet shpirtërore u takojnë vëllezërve tanë shqiptar në Turqi nga Shoqata “ Vatra” që na kanë falur aq shumë kujdes e dashuri gjatë qendrimit atje!
Falemnderit çdonjërit të angazhuar që dha kontribut në këtë fitore të jashtëzakonshme!
Bashkë po shkruajmë histori!
Ky çmim është një gurë tejet i rëndësishëm në ngritjen e kulturës sonë kombëtare dhe në imazhin e shtetit!”, tha Tolaj.