• Today is: Sunday, November 24, 2024

Nga Shkupi në Prishtinë udhëtuan 25 boça nga bredhi i Nënës Tereze

fakti
July27/ 2022

Prishtinë, 27 korrik – Sot në Prishtinë u realizua një takim i frytshëm në mes të Prof.dr. Skender Asanit-drejtor i ITSHKSH, dhe Donika Çetta- drejtoreshë e NP të Parqeve të Prishtinës, ku e pranishme ishte edhe Merita Maliqi, shefe e Kabinetit të Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Në kuadër të këtij takimi u shqyrtua mundësia e mbjelljes së 25 fidaneve nga boçat me fara të bredhit të shkatërruar të Nënës Tereze në Shkup, një aksion ky që do të realizohet edhe në Tiranë dhe në Shkup më 18 tetor, ditën e Lumtunimit të Nënës Tereze.
Nga drejtoria e NP e Parqeve u dhanë disa sugjerime mbi lokakcionet e mundshme ku mund të mbillen këto fidane.

Me këtë rast u bisedua edhe për bashkërendimin e disa aktiviteteve që do të mbahen në kuadër të manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës”, i cili mbahet nga 26 korrik-5 gusht në Shkup, Prishtinë dhe në Tiranë,  ku edhe autoritetet komunale të Prishtinës do të jenë të pranishëm me kontributet e tyre.