• Today is: Thursday, May 2, 2024

MBI 20 MIJË VETA, SHBA KRYESON ME NUMRIN E TË VDEKURVE NGA COVID-19

EA
April12/ 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga sot kryesojnë listën botërore me viktima si pasojë e virusit Covid-19, lajmëroi REutersi. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka kaluar mbi 20 mijë veta.

Në vendin e dytë është Italia me 19.468 viktima, pastaj vjen Spanja – 16.480 dhe Franca – 13.832 të vdekur.

Në katër ditët e fundit në SHBA janë regjistruar raste rekorde të vdekjeve. Mesatarisht janë evidentuar rreth 2000 të vdekur në ditë, kurse qyteti më i prekur nga Covid-19 është Nju Jorku.

SHBA për momenti kryeson edhe sa i përket numrit të të infektuarve –  533.088  raste, Spanja – 163.027, Italia, Franca –  129.654 raste./ Gazeta FAKTI