Qyteti bregdetar në Dalmaci të Kroacisë, Novi Vinodolski është një mrekulli mesdhetare. Në këtë qytet artisti i të gjitha kohërave shqiptare Bekim Fehmiu i ka kaluar pushimet verore aty pasi bashkëshortja e Bekim Fehmiut, zonja Branka Petriq, artiste, ka qenë nga Novi Vinodolski dhe aty kishin shtëpinë.
Si zakonisht në qytet ka edhe shqiptar me dyqane. Unë më se 35 vjetë shkoj në detë në këtë vend të bukur!
Përmes Hetem, akullorexhis në Beograd edhe baba im që ka jetuar dhe punuar 28 vjetë në Beograd e njihte Bekimin,… kështu kur u prezentohesha atij i kujtoheje dhe në vazhdim rrëfente: shte!
Një mëngjes në Novi Vinodolski në kafen e mëngjesit në terasë te akullorexhia i Forinës së Gostivarit bashkë me furraxhiu i Hasit, alltanxhiun i Gostivarit me çirakun(punëtorin) nga Prizreni, na erdhi edhe i madhi Bekim Fehmiu (por i lodhët shpirtërisht), pasi i njihte, ishte kah viti 1995.
Si zakonisht, pizzerit, ambëltoret, qebatoret akulloret i mbajn shqiptarët e Tetovës e Gostivarit, kurse furaxhinjët janë, Hasi, Zymi, Prizreni e Malësia e Gjakovës e artarët si zakonisht të Prizrenit, Pejës e Malësia Gjakovës.
Por këtu alltanxhiu na kishte përzie hesapin pasi ekziston edhe ajo shqiptar katolik dhe musliman bile shqiptarët katolik më së tepërmi janë artar dhe kjo “ befasi” dhe ky insistonte dhe thonte se unë jamë alltanxhi pasi merem me shitjen e stolive nga ari dhe argjendi kurëse artar janë ata që e përpunojn arin.
Krejt qëndrojshin mirë materialisht dhe bukur të veshur e veçanërisht alltanxhiu i Gostivarit i veshur me këmish, pantalona dhe këpuc “Hugo Boss” bile na pru dhe u parfumosëm me parfem Hugo Boss dhe na dha ta ndezim nga një cigare kubane(por nuk i pinte duhanin).
Si zakonisht ambëltorexhit e Pollogut (Tetovë, Gostivarë), janë “merakli t’utshkurit” dhe aty ishin dy konkurent akullorexhiu dhe alltanxhiu kurëse furaxhiu ishte shumë i lodhur pasi tanë natën kishte pjekë bukë.
Duke bë muhabet alltanxhiu vetëm ia bënte me gishtë çirakut se hyri myshteria në dyqan,… por në një moment alltanxhia me vrapë shkoi në dyqan dhe ne u habitëm por aty kishte hy një bukuroshe këmbëgjat e qafëgjat dhe alltanxhiu ia ofroi një ulëse të naltë ku ajo u ulë por pastaj filloj ta prek edhe ka fundi i këmbës,… ne e vëremin çka bën ky “budall” mirëpo pasi e kisha muhabetin me alltanxhiun shkova në dyqan ku hymja ishte për dy shkall nga jashtë më ulët, aty pashë se zonjës apo zonjushëja provonte “bylyzik” për në këmbë e ky ia hiqëte dhe vinte byliziqet dhe e çonte kokën herë shikonte nën fustan herë në sy,…unë prap erdha dhe u tregova për “marifetëllëqet” e alltanxhiut, kemi qeshë me zë e lotë!
Të nesërëmen në mëngjes unë me shoqen time Ajshen shëtisënim përeth detit kur u takuam me Bekim Fehmiun pasi i thash se është bashkëshortja ime më pyete me falje, a është shqiptare,…prej atëher nuk e pashë Bekimin më!
I ruajm kujtimet e bukura për babain tim që me mund e djerës që më shkolloi, Bekim Fehmiun artisti unikal me famë botërore, Alltanxhiun, akullorexhiun, furaxhiun,… dhe krejt njerëzit e mirë!
#Fotot janë të realizuara në Novi Vinodoski dhe foto e fundit është një pikturë me Bekim Fehmiun në restorantin “Lirak” në Tetovë vepër e piktorit akademik Miftar Memeti
dhe studentët e tij!
/Zagreb, 7 korrik 2022/