Një gjykatë e Jemenit e kontrolluar nga fisi proiiranian Husi u ka shqiptuar dënim me vdekje katër gazetarëve, të cilët i ka shpallur fajtor për shkak të “bashkëpunimit me armikun”, gjegjësisht bashkëpunimit me kolacionin ushtarak u udhëhequr nga Arabia Saudite, e cila pesë vie lufton kundër fisit Husi, njofton AP.
Gjykimi është mbajtur i mbyllur për publikun, pa prezencën edhe të avokatëve, të cilëve u është ndaluar të marrin pjesë në procesin gjyqësor.
Amnesty International në një komunikatë ka thënë se akuzat janë të rrejshme, kurse gazetarët gjatë paraburgimit kanë qenë të maltretuar dhe të privuar nga e drejta për ushqim dhe ujë për pije./Gazeta FAKTI