• Today is: Sunday, November 24, 2024

KONTEKSTET LETRARE-KULTURALE SHQIPTARE…

fakti
June19/ 2022
Sistemi institucional në fushën letrare-kulturale dhe botues këtu te ne duhet të vihet në binarët e një katalizatori (përshpejtuesi) më konvergjues me tri qendrat universitare,dhe ky opsion i dinamikës themeluese institucionale pashmangshmërisht i angazhon këto qendra universitare që të ripërcaktojnë por edhe që të rikuptimësojnë disa nga KURRIKULAT: në programin e gjuhës, letërsisë dhe të kulturës shqiptare; në programet e gazetarisë dhe të komunikimit si dhe të kurrikulës veçmas të sociologjisë (hapja e kursit të “gazetarisë së kulturës DHE të arteve”)
Shkruan Nijazi MUHAMEDI
Të shtunat dhe të dielat (jo vetëm për brezin që i takoj),në Shkup e Prishtinë vinin si festa shpirtërore të cilat na sillnin suplimentet letrare-kulturale të “Rilindjes” (Prishtinë) dhe të “Flakës..” (Shkup) ,dhe të përdyjavshmes “FJALA” (Prishtinë),të shtunat e të dielat të fundmuajit me “festë-leximet” që na dhuronin “JETA E RE” (Prishtinë)dhe “” JEHONA”(Shkup)…
Një “përmallim stampe të atyre kohë-festave shpirtërore” ,,si e ka lënë të shkruar F.Konica,për mua dhe jo vetëm vjen edhe vepra “AI ÇAST FRYMËZIMI”  Daut Dautit me recensionet kritike dhe sprovat(esejat) kritike-letrare përmbi prodhimet letrare shqipe këtu .
Ky botim,dhe një vepër më e vëllimshme e Emin Azemi -t që është në proces para hyrjes në shtyp ,të cilën e kam në tryezë të leximit në dorëshkrim,hapin një horizont shikimi të ri dhe një shesh reflektimi për debate krijuese kulturale dhe letrare për të promovuar(kuptimin që ka fjala promovim:përkrahje,nxitje,shtyrje përpara,themelvënie)e tërësimit institucional me INSTANCAT LEGJITIMUESE LETRARE-RECEPTUESE të LËMIT LETRAR SHQIP NË MAQEDONI ,në Kosovë dhe Shqipëri…KY PROCES i themelimit institucional këtu në Shkup ka specifikat e veta karshi atij në Kosovë dhe kjo “specifikë” ka të bëjë me këtë: në Kosovë ky themelim u plotnue në vitet 1970 ,ndërsa në Maqedoni mbeti në fazë jo të plotnueme për arsye të pengesave që i nxirrte politika kulturore zyrtare. Së këndejmi, sistemit institucional të lëmit letrar-kultural dhe botues në Kosovë (po dhe në Shqipëri) i duhet bërë një rithemelim,një rikuptimsim modern në funksionet e tij,kurse ky në Maqedoni duhet të vihet në binarët e një katalizatori(përshpejtuesi) më konvergjues me tri qendrat universitare,dhe ky opsion i dinamikës themeluese institucionale pashmangshmërisht i angazhon këto qendra universitare që të ripërcaktojnë por edhe që të rikuptimësojnë disa nga KURRIKULAT :në programin e gjuhës,letërsisë dhe të kulturës shqiptare;në programet e gazetarisë dhe të komunikimit si dhe të kurrikulës veçmas të sociologjisë(hapja e kursit të “gazetarisë së kulturës DHE të arteve”) , që do riprodhojë vende profesionale pune në redaksitë e mediave professionale të shtypura,mediave elektronike dhe të atyre online…

Dhe këto idera dhe kjo punë ,që janë marrë,në vijat e trasha dhe krahasimisht nga praktikat më të stabilizuara në botë,mund të japin fryte shumë të dobishme këtu…

Buzë Sharrit, 19 qershor, 2022