• Today is: Sunday, November 24, 2024

NË PRILP FQIU DJEG FQIUN ME BENZINË

EA
April12/ 2020

Shkup, 12 prill/Gazeta FAKTI – Një pensionist i moshës 65 vjeçari nga Prilepi me inicialet M.K dje pasdite rreth orës 17 ka ndrruar  jetë si  pasojë u djegies nga zjarri që kaploi garazhën e tij në rrugën Nikolla Karev.
Nga djegiet e marra, ai është derguar në spital, kurse për rastin është njoftuar edhe policia.
Burime jozytare të portalit mkd.mk kanë thënë se kësaj ngjarje të tmerrshme I ka parapri një zënkë në mes të dy fqinjëve, me ç’rast njëri i ka hedhur benzene tjetrit dhe i ka vënë flakën..
Në vendngjarje menjëherë arritën policia,njësia e zjarrfiksëve dhe përfaqësues i prokurorisë publike .

“Sot kemi pranuar paraqitje në roa 16 e 51 në njësinë e zjarfikësve për zjarrin e shkaktuar në garazh ku kemi edhe person që ka ndërruar jetë.Ne kemi intervenuar me dy vetura.Arsyet mnë vonë do të zbulohen nga policia dhe prokuroria publike”, shprehet zjarrfikësi.

“Fillimisht pash tym dhe pash se si burrat vrapuan dhe u kuptua se Mile është djegur.Reaguam menjëherë hudhnim rërë por trupi më ishte i djegur tërësisht.Për të e dinim se kishte probleme në bazë nervore por punonte në gjykatë”, theksoi fqinju.

Fqinjët deklaruan për mediat se kanë dëgjuar piskama dhe kanë pa tym, dhe kanë tentuar Të ndihmojnë, por ka qenë vonë pasi që ai kishte vdekur më heret.