• Today is: Sunday, November 24, 2024

NJË DOKUMENT ARTISTIK QË LETRARIZON ANATOMINË E NAYRËS SË DYZUAR TË NJERIUT

fakti
May18/ 2022

Nga Prof.dr. Skender ASANI

Romani  “Eskadronët e vdekjes” është një dokument artistik që letrarizon një realitet të mbarsus me kontradikta midis aspirates së lirisë dhe pasionit morbid të pushtimit….Të ndodhur në mes të këtyre dy linjave narrative, personazhet e këtij romani  përmes luftës së së tyre të brendshme shpirterore e etike, projektojnë një botë të jashtme e cila nuk është krejt bardh e zi, sepse këtë na e mundëson ndërthurja mjeshtrore e realietit praktik dhe atij fiktiv…

Autori Bardhyl Mahmtu nuk ka ardhë krejt rastësisht te saga e tij letrare, pasi që atë e ka ngritur mbi një përvojë të pasur hulumtimesh jo vetëm të natyrës njerëzore, por edhe të anatomisë së një kohe që prodhoi kaq shumë tragjedi për një popull, siç ishin shqipatarët….

Nga ky roman dalin shumë mesazhe, por kryemesazhi rreth të cilit sillet arkitektura letrare është se krimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kishte arritur të bëjë bashkë kundërshtar nga të dy etnitë, ku shqiptarët me stoicizmin e tyre arrijnë të bëhen object frymëzimi edhe për pjesën tjetër të serbëve që kishte aversion ndaj erës së gjakut, dhe ndaj krimeve që kryenin  bashkëkombasit e tyre….
Si i tillë Romani  “Eskadronët e vdekjes” rezulton të jetë një dokument artistik që projekton letrarisht anatominë e natyrës së dyzuar të njeriut në kohë e hapësira të njejta por edhe të ndryshme.

Një roman i shkëqyer mbi solidaritetin njerëzor por edhe përmendore e triumfit të mires ndaj të keqes, të paqës ndaj luftës….

Historikja, realja, mitika vijnë të shtresuara në laboratorin krijues të autorit dhe lexuesi nuk do ta hetojë se fundi i romanit sjell edhe befasitë që vetëm një mjeshtër i rrëfimit mund t’i kontekstualizojë në varshmëri me pozicionet morale, etike e njerëzore të personazheve….

Shkup, 18 maj 2022

(Fjalë e mbajtur në ITSHKSH me rastin  e promovimit të romanit “Eskadronët e vdekjes”  të autorit Bardhyl Mahmuti)