• Today is: Sunday, November 24, 2024

AKT BARBAR NDAJ GJUHËS SHQIPE NË KOMPLEKSIN MEMORIAL TË NËNËS TEREZE!

fakti
May13/ 2022

Shkup, 13 maj – Sot një dorë e padukshme por dashakeqe ka mënjanuar mbishkrimin e ITSHKSH (Departamenti i Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Tereze)  nga pllaka përkujtimore e Nënës Tereze si dhe mbishkrimin në gjuhën shqipe në bredhin e mbjellë nga vetë Nëna Tereze (1980), si shenjëtregues i vendodhjes së shtëpisë së saj të lindjes.
Pas këtij akti të shëmtuar, Departamenti për mbrojtjen e figurës së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terteze (ITSHKSH) e rikthye sërish mbishkrimine ITSHKSH, kurse pritet që ndërkohë të rikthehet edhe mbishkrimi në gjuhën shqipe në bredhin e Nënës Tereze.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Menjanimi i mbishkrimeve në gjuhën shqipe nga sheshi i Shkupit tregon për mungesën e respekti ndaj figures së Nënës Tereze, por edhe urrejtje të papëmbajtur ndaj gjuhës shqipe, sepse kësaj radhe vetëm gjuha shqipe ishte target i shëmtisë.
ITSHKSH e dënon një akt të tillë barbar dhe fton institucionet përkatëse që ta ndriçojnë dhe të marrin masa adekuate ndaj keqbërësve.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm