• Today is: Sunday, November 24, 2024

PËRUROHET RRUGA “ISMAIL QEMALI”, NJË ADRESË E RE E SHKUPJANËVE

fakti
May12/ 2022

Shkup, 12 maj – Sot në Shkup, në lagjen Fushë Topanë, u përurua rruga “Ismail Qemali” (ish “Bllagoja Paroviq”). Në përurimin  e kësaj rruge mori pjesë kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i shoqëruar nga disa deputetë si dhe prof.dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH, në cilësinë e inisiatorit për riemërtimin e rrugëve të Shkupit.

Ky është një hap i rëndësishëm në rikthimin e lavdisë së dikurshme që e kishte Shkupi, duke vendosur shenjat orientuese me emra shqiptarësh, vuri në dukje prof.dr. Skender Asani. Sipas tij kësaj radhe në Shkup vjen një emër i madh – Ismail Qemali, i cili në kujtesën e shkupjanëve të moçëm ka ngelë një figurë unike që bashkëpunoi me krerët e Lëvizjes kombëtare nga Vilajeti i Kosovës në procesin  e Pavarësisë së Shqipërisë.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Ndërkaq, kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, mbi këtë ngjarje ka bërë një shënim në rrjetin social FB.
“Edhe një moment historik, rruga “Ismail Qemali” u promovua sot në Çair

Emri i rilindasit shqiptar Ismail Qemali nga sot do të qëndrojë prore në Komunën e Çairit. Rruga “Bllagoja Paroviq” tanimë është “Ismail Qemali”.

Shpalosjen e pllakës me emrin e ri të rrugës “Ismail Qemali” e bëmë sot duke përçuar edhe mesazhin se vendosja e emrit të Ismail Qemalit paraqet një moment historik jo vetëm për Çairin.

Ky emër emblematik është një ndër 66 emrat më të ri të Komunës së Çairit”, ka shkruar Ganiu.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

 

Nderimi ndaj Ismail Qemalit nuk do të përfundoj me kaq, pasi që planifikohet që krahas Hasan Prishtinës, figura e tij të përjetësohet në një shtatore bronxi.

Riemërtimi i rrugëve e shesheve të Shkupit (mbi 150 sish) kishte filluar para disa viteve dhe ishte bërë realitet pas miratimit të iniciativës së ITSHKSH në Asamblenë komunale të Qytetit të Shkupit, ku një kontribut të jashtëzakonshëm dhanë edhe asambleistët shqiptarë.

Së shpejti pritet që edhe një rrugë e Shkupit (ish “Llazar Tanev”) të përurohet me emrin e Ukshin Hotit, ku pritet të marrin pjesë edhe prsonalitete nga Kosova, përfshi edhe familjarët të Hotit.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe pemë