• Today is: Sunday, November 24, 2024

NË PRESPË MUNGON SINJALISTIKA ORIENTUESE PËR NË SHQIPËRI, POR JO PËR NË GREQI, AUTORITETET ASNJË MASË!

fakti
May11/ 2022

Shkup, 11 maj/Gazeta FAKTI – Një turist që kalon nëpër Prespë e ka shumë vështirë të orientohet që të shkojë për në Shqipëri. Ka rrugëtregues për Greqi, por jo edhe për Shqipëri. Nga Prespa, si nga vendorët, ashtu edhe nga turistët,  ka patur ankesa drejtuar drejtorisë së Fondit të Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale, konkretisht drejtorit Bekim Memedi, mirëpo deri më tani këto ankesa kanë hasur në vesh të shurdhër. Ankesat kanë qenë më të shpeshta në prag të sezonit turistik, atëherë kur turistët vendorë dhe të huaj do ta shfrytëzojnë Prespën edhe si destinacion pushimesh, por edhe si tranzit për të shkuar në Greqi ose në Shqipëri.

Deri sa po publikohet ky lajm, pikërisht tani në prag të sezonit të sivjem turistik, gjendja nuk ka ndryshuar. Drejtori Bekim Memedi ende asgjë nuk ka ndërmarrë që në disa udhëkryqe të Prespës të vendosen tabela që do të t’i udhëzonin turistët se cilën rrugë ta marrin për të shkuar në Shqipëri, sepse udhëtregues të tillë për Greqi janë vendosur tash më disa dekada.

Të shpresojmë që kësaj vere gjërat do të ndryshojnë dhe udhëheqësia e Fondit të Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale më në fund do të zgjidhë këtë problem komunkimi e informimi nëpër rrugët e Prespës