Shkup, 25 prill – Në Ditën ndërkombëtare të librit ITSHKSH i dhuroi disa tituj librash Muzeut të Shkollës së parë shqipe të Kosovës në Stubëll. Me këtë rast drejtori i ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asani, u shpreh se përhapja e librit duhet të jetë mision i çdo institucioni dhe i çdo intelektuali. Ai konsideron se kjo dhuratë modeste me libra do t’i japë shansë kulturës së leximit që të jetë pjesë e formimit tonë të përgjithshëm.
Ndërkaq poeti dhe përfaqësuesi i kësaj Bibliotekse, Sarë Gjergji, faleminderimin e tij e shoqëroi me një apel drejtuar edhe botuesve të tjerë që të ndjekin shembullin e ITSHKSH-së, sepse vetëm duke e zgjeruar rrethin e lexuesve libri mund t’iu mbijetojë sfidave që po vinë nga teknologjia digjitale, tha ai.