• Today is: Saturday, April 20, 2024

Serbët nuk e duan më pallatin “Albanija”

fakti
April20/ 2022

Qiellgërvishtësi i parë në Beograd, u ndërtua në vitin 1939. Me emrin ‘Albanija”, ky pallat gjendet në zemër të kryeqytetit serb, teksa ka dalë në shitje së fundmi.

Televizioni shtetëror serb RTS, shkruan se 381 metra katrorë e pallatit, e vlerësuar rreth 3,88 milionë euro, është tashmë në shitje. Tenderi është shpall në muajin janar të këtij viti. Pallati “Albanija” është pjesë e bankës së falimentuar të Beogradit. Administratori i bankës, Mijo Stanarçeviç, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shitje në masën 50% të vlerës së parashikuar, duke u bërë tejet tërheqëse për blerësit potencialë. Ndonëse godina është shpallur pasuri kulturore në vitin 1984, ajo mund të vihet në funksion.

Historia e “Shqipërisë” në zemër të Beogradit

Pallati “Albanija” është qiellgërvishtësi i parë i Beogradit, i ndërtuar në vitin 1939, në këndin ku bashkohen rruga “Kolarec” dhe ajo “Knez Mihailo”. Ndërtesa u projektua fillimisht, sipas projektit nga Branko Bon dhe Millan Grkaliç, në vitin 1938. Ndërtimi përfundoi në vitin 1939, sipas projektit të Milladin Prljeviq dhe inxhinierit të ndërtimit, Gjorgje Lazareviq (Đorđe Lazarević). Për një kohë të gjatë, ajo ishte ndërtesa më e lartë e qytetit, si dhe qendra kryesore afër shëtitores Terazije – Slavija.

Pallati “Shqipëria’ ka gjithsej 17 kate; 4 nga këto, të nëndheshme. Pallati është 53 metra i gjatë dhe e gjithë ndërtesa, ka një hapësirë prej 8 000 m2. Në periudhën që u ndërtua, ishte ndërtesa më e lartë e Evropës juglindore.

Qiellgërvishtësi ka marrë emrin “Albanija” pasi më parë, aty ndodhej edhe taverna “Albanija”. Gjatë shekullit të 19, kur kishte filluar të ndihej influenca perëndimore, Beogradi kishte vetëm një ndërtesë historike me arkitekturën unike kombëtare.

Taverna u shkatërrua në mesnatën e 17 tetorit 1936. Edhe pse Bashkia ndërpreu energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë, për ta bërë ndërtesën atë jofunksionale, klientët e saj të fundit u larguan nga aty vetëm pasi zjarrfikësit filluan të çmontonin tjegullat nga tarraca.

Ndërtimi i ri filloi të vihej në zbatim më 16 korrik 1938 dhe zgjati deri më 20 tetor 1939. Ndërtesa u projektua sipas stilit modern serb: fasada të pa stolisura, bazat pa pengesa dhe fasadë e drejt. Gjithashtu kishte një farë specifikime funksionale me dekorime sa më larg nga fasada, me qëllim për të riforcuar strukturën sipas stilit të artit Deco.

Më 1983, ndërtesa u cilësua si aset kulturor shumë i rëndësishëm.