• Today is: Sunday, November 24, 2024

NË SELLCË TË TETOVËS DJALI IA PRET KOKËN NËNËS!

fakti
April08/ 2022

Tetova u trondit në mëngjesin e sotëm (8 prill) pas lajmit tragjik, kur një 45 vjeçar me inicialet U.D. nga fshati Sellcë me sëpatë i preu kokën nënës së tij 73 vjeçare. I dyshuari mësohet se ka tre javë që është lëshuar nga spitali psikiatrik i Bradovcës , ndërsa atje ka qëndruar rreth 3 vjet. Policia të dyshuarin ka arrestuar rreth orës 8:30 ndërsa me urdhër të prokurorisë të njëjtit i është caktuar edhe masa e paraburgimit.

“Sot rreth orës 8:30 pjesëtarë nga sektori për punë të brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin U.D. 45 vjeç nga fshati Sellcë i Tetovës, i cili paraprakisht ka kryer vrasje ndaj nënës së tij 73 vjeçare N.D. nga i njëjti fshat. Veprën e ka kryer me një mjet të mprehtë, rastin në vendin e ngjarjes e kanë hetuar edhe nga prokuroria e Tetovës, ndërsa trupi është dorëzuar në obduksion.”

Qamil Kovaçi, drejtor i psikiatrisë në Shkup, thotë pacienti i tyre me vetë iniciativë ka kërkuar që të lëshohet nga spitali me 21 shkurt në këtij viti, ndërsa shton se në këtë spital ai trajtohet kohë pas kohe nga viti 2009.

TV21 shkoi në Sellcë, por banorët nuk deshën të flasin para kamerave për këtë tragjedi.

“Banorët e fshatit Sellcë nuk duan të komentojnë rastin e ditës së sotme, por për ta fajtor mbeten institucionet shtetërore që nuk merren aq sa duhet me trajtimin e këtyre personave”, raporton gazetari TV21, Senat Zylbehari.