Disa studiues, thonë se ndryshimet midis lexuesve të librave elektronikë dhe atyre të librave prej letre, vijnë për shkak të lodhjes së syve të shkaktuar nga ekrani dixhital. Të tjerë thonë se librit i printuar, është një element kyç për të pasur një përqendrim më të mirë.
Debati midis librave elektronikë dhe atyre të printuar, ka shkaktuar prej kohësh diskutime familjare dhe midis miqsh, së bashku edhe me mendimet e kualifikuara të ekspertëve. Në një artikull të fundit, faqja e internetit Book Riot e ka rihapur këtë temë.
Në fakt, një studim i kryer që në fillimin e viteve 1990, kishte treguar se leximi në ekran ishte më i ngadaltë dhe më pak i saktë sesa ai tradicional. Tani le të shohim se si librat elektronikë,po e ndryshojnë perceptimin që kemi mbi një tekst kur lexojmë një libër.
Kuptimi i një teksti
Në vitin 2014, një eksperiment tregoi se fëmijët preferojnë më shumë librat e printuar, në vend të atyre që lexohen nëpërmjet një ekrani dixhital. Prindërit dhe mësuesit kanë vënë re se si rritet vëmendja dhe kurioziteti i të vegjëlve, kur ndërveprojnë me një libër letre, dhe jo me një libër dixhital.
Rëndësia e kontaktit fizik dhe perceptimi i ndryshëm vizual, e bëjnë më tërheqës për një fëmijë librat e printuar. Në të njëjtën linjë, një studim norvegjez vëzhgoi sjelljen e disa fëmijëve në klasat fillore. Ai tregoi se nxënësit që lexonin një tekst në letër, ishin më të aftëqë t’i përgjigjeshin pyetjeve se çfarë kishin kuptuar prej tij.
Një studim nga Universiteti Stavanger në Norvegji, tregoi se pasi 50 njerëz u udhëzuan tëlexonin të njëjtën histori, gjysma në një libër elektronik dhe gjysmën në letër, ata që
kishin lexuar librin prej letre, kishin një ndjeshmëri dhe kujtesë më të madhe sa i përket përmbajtjes. Studiuesit vunë re se lexuesit e librit elektronik, e kishin më të vështirë të rindërtonin fabulën e tregimit.
Fiziciteti i librave
Disa studiues, thonë se ndryshimet midis lexuesve të librave elektronikë dhe atyre të librave prej letre, vijnë për shkak të lodhjes së syve të shkaktuar nga ekrani dixhital. Të tjerë thonë se librit i printuar, është një element kyç për të pasur një përqendrim më të mirë.
Kontakti fizik dhe mënyra përmes së cilës lidhet dikush me një libër tradicional, ështësigurisht e ndryshe nga ajo me një pajisje elektronike, madhësia apo pesha e së cilës, faqja që duhet shfletuar ose shenja që duhet mbajtur, nuk janë të njëjtat.
Për këtë arsye, ndodh shpesh që ata që lexojnë libra në pajisjet dixhitale, nuk e kanë ndjenjën e gjatësisë së asaj që janë duke lexuar. Megjithatë, ky aspekt i fizikës nuk ka të bëjë vetëm me librat, por edhe me filmat. Shikuesit janë më të përqendruar dhe të angazhuar kur shohin një film në kinema, sesa kur e shohin në shtëpi përmes një uebsajti në internet.