• Today is: Saturday, April 27, 2024

KIRIL PETKOV: AGJENTËT RUSË PO PUNOJNË KUNDËR MARRËDHËNIEVE TË MIRA MES SOFJES DHE SHKUPIT

fakti
April01/ 2022

Cili historian shqiptar nga Shkupi kishte paralajmëruar atë që sot e thotë kryeministri bullgar?

 

Shkup, 1 prill/ Gazet FAKTI– Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka dalur me një deklaratë bombë me të cilën zbërthen prapavinë e ngërçit që ekziston në mes të Bullagrisë dhe Maqedonisë tash e disa vite. Sipas tij agjentët rusë po punojnë kundër marrëdhënieve të mira mes Sofjes dhe Shkupit. Petkov tha se nuk ka të ardhme evropiane për Ballkanin Perëndimor, pasi që sipas tij për momentin Ballkani Perëndimor rrezikon të jetë pika e dytë e konfliktit pas asaj çka po ndodhë aktualisht  në Ukrainë

Në anën tjetër, historiani nga Shkupi dhe njëherësh drejtor i ITSHKSH, prof. dr. Skender Asani, ka kohë që ka paralajmrëuar rrezikun  involvimit rus në marrëdhëniet në mes të Bullgarisë dhe Maqedonisë. Në një analize të botuar kohë më parë ai tërhiqete vërejtjen se “ka kohë që flitet për një paqe të përgjithshme në Ballkan, mirëpo si duket oligarkive politik iu konvenon status-quoja, të cilët, të ndihmuar edhe nga forcat antperendimore, kryesisht të ardhur nga Moska, kanë shpikur lloj-lloj pengesash për të frenuar proceset euro-integruese. .. Kriza e tanishme dhe vringëllima e armëve në kufinjt e Ukrainës, në një të ardhme jo të largët mund të rrëshqet edhe në rajonin e Ballkanit, por kjo do të mund të parandalohej nëse elitat politike në Sofje dhe në Shkup e lexojnë drejt mesazhin kërcënues që vjen nga krijimi i “tampon zonave” nga mosprezenca e trupave të NATO-s dhe nga proceset e vonuara eurointegruese”, ka shkruar  në një analizë më të gjatë Dr. Skender Asani. Sipas tij Sofja dhe Shkupi kanë nevojë për proces mirëkuptimi i cili do të ndihmohej nga BE dhe nga Washingtoni, por edhe nga OKB,  ku në qendër të interesimit do të ishte jo e shkuara por e ardhmja e popujve të këtyre dy shteteve.
“Në radhë të parë, duhet hequr dorë nga praktika e demoduar e formimit të komisoneve të  historisë, dhe së dyti urgjentisht duhet anuluar rezolutat e Bullagaris dhe Maqedonisë së Veriut, të miratuara kohë më parë nga parlementet e këtyre dy shteteve, e të cilat ishin të motivuara gabimisht nga një frymë retrograde që tani po kërkon largimin e trupave të NATO-s nga kjo pjesë e Ballkanit”, ka konstatuar Dr. Asani.