“Shoqëria jonë e prapambetur”, shkruan ajo, “do paqe dhe lehtësira, edhe me çmimin e jetës së dikujt tjetër”. Fjalët e Politkovskajas zbulojnë metodën me të cilën vepron presidenti rus: “Duke mos ndeshur në rezistencë”, shkruan ajo, “u bë edhe më i pafytyrë”.
Fakti i parë që Anna Politkovskaya vëren, në fillim të vitit 2005, në “Ditarin Rus”, është një ndjesi e papërmbajtshme zilie për popullin ukrainas. “Pse nuk bëjmë si ata, ta hajë dreqi?”
Ukrainasit kishin zbritur në sheshin Maidan për disa ditë, dhe me mijëra, për të denoncuar falsifikimin e zgjedhjeve presidenciale në favor të kandidatit pro-rus, Viktor Janukoviç. Ishte fillimi i Revolucionit Portokalli, fillimi i mosbindjes demokratike të Ukrainës kundër Rusisë.
Politkovskaya ishte bërë entuziaste, me shpresën se “virusi” do të përhapej tek populli rus, për shkak të historisë së përbashkët të dy popujve “aq të ngjashëm”.
Nuk ndodhi. Por leximi i fjalëve të kësaj gazetareje të paepur sot është ende një rast për të parë më qartë se çfarë po ndodh.
Imazhi i përhapjes së “virusit”, për shembull, a nuk është për ta parë si rrënja e arsyeve pse Presidenti rus, Vladimir Putin nisi luftën kundër Ukrainës?
Përhapja
Sërish tek “Ditari rus”, Anna Politkovskaja shkruan: “Edhe pas BRSS, shumica prej nesh ishim të bindur se Ukraina do të mbetej e aneksuar dhe e lidhur, një gjysmë koloni. Përkundrazi, shkoi ndryshe. Ndërkohë që ish-mëmëdheu vazhdoi të gënjente veten se kolonitë e së kaluarës do të mbeteshin në krah të tij, në ish-koloni njerëzit pësuan tek një evolucion i jashtëzakonshëm, duke u treguar se ishin një komb i denjë për këtë emër”.
Këto janë fjalët që gazetarja shkruan para se të vritej në shkallët e ndërtesës ku jetonte, në Moskë, më 7 tetor 2006, ditën kur Vladimir Putini mbushi 54 vjeç. “Para se të vritej”, shkruan Emmanuel Carre në romanin e tij Limonov, “vetëm ata që ishin të interesuar nga afër për luftërat çeçene e dinin emrin e kësaj gazetareje të guximshme”.
Megjithatë ajo kishte bërë gjithçka për të prishur magjinë e diktatorit të mirë. Duke lexuar Rusinë e Putinit, thuajse mund ta dëgjosh të bërtasë ndërsa të tjerët rreth saj bisedojnë miqësisht. Fillon kështu: “Ky libër flet për një temë që nuk është shumë e njohur në Perëndim: flet për Putinin pa tone admiruese”.
Kur doli në Shtetet e Bashkuara, nëntë muaj para se ta vrisnin, Robert Cottrell shkroi në New York Review of Books: “Është një nga librat e paktë që duket të jetë shumë i ashpër me Putinin”. Një vit më pas, kur vdekja e bëri autoren një ikonë të lirisë së shprehjes, Citrell u detyrua të pranonte se “nuhatja” e Politkovskajas kishte qenë shumë më e mprehtë se e tija.
Ishte e vërtetë: në SHBA dhe aq më tepër në Evropë, jo të gjithë ishin të vetëdijshëm për rrezikun e Putinit. Disave u është dashur të shohin tanket që marshojnë drejt Kievit për ta kuptuar këtë (për të tjerët edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme). Perëndimorët – shkruan Politkovskaja – kanë një pasion të tillë për Putinin, saqë kanë frikë të flasin kundër tij. Kjo është arsyeja pse ajo donte të na zgjonte nga iluzioni i Rusisë në rrugën, me gjithë vështirësitë e saj, drejt shoqërisë së hapur.
Ja pra, rrëfimi i mosndëshkimit të krimeve të ushtrisë ruse në Çeçeni, nënshtrimi progresiv i sistemit gjyqësor ndaj rendit politik, korrupsioni, lindja e një ideologjie të re në të cilën individi është pronë e shtetit, gjallë a vdekur, rikthimi i represionit politik. Ishte ende një moment në të cilin lojërat nuk ishin bërë. “Njeriu rus i epokës së Putinit”, shkruan ajo, “e ka trurin e turbulluar nga propaganda, por ende nuk është mësuar plotësisht që të mendojë me kokën e tij”. Diçka mund të bëhej ende përpara se rruga e Rusisë të shkonte përfundimisht “prapa: drejt Stalinit”.
Sot…
Sot rruga ka përfunduar: edhe e përjavshmja britanike “The Economist” foli së fundmi për “Stalinizimin e Rusisë”. Megjithatë nuk është e kotë të lexosh Politkovskajan. As sot kur ngjarjet kanë shkuar edhe përtej historisë së saj.
Një grua që ajo interviston thotë: “Ti je kundër Putinit, unë jam pro. Unë e ndjej atë atë si një vëlla: ai është i poshtëruar dhe i ofenduar nga jeta e tij e mëparshme dhe është viktimë e së kaluarës”. Është ushqimi i nacionalizmit të ri rus.
Në Ditarin Rus ajo flet për “një psikologji të skllavit” që ka ripushtuar popullin e saj. Një tjetër hap përpara në rilindjen e një mënyre të të qenurit, që ajo e kishte përshkruar tashmë – homo sovieticus – e karakterizuar nga një “paaftësi patologjike për të reflektuar”, një mungesë “reagimi shoqëror dhe publik”, edhe përballë krimeve më të tmerrshme të kryera nga pushteti
“Shoqëria jonë e prapambetur”, shkruan ajo, “do paqe dhe lehtësira, edhe me çmimin e jetës së dikujt tjetër”. Fjalët e Politkovskajas zbulojnë metodën me të cilën vepron presidenti rus: “Duke mos ndeshur në rezistencë”, shkruan ajo, “u bë edhe më i pafytyrë”.