• Today is: Friday, April 26, 2024

AMBASADORI AUSTRIAK INKURAJOI PËRPJEKJET ILUMINISTE TË DREJTORIT ASANI

fakti
March24/ 2022

Shkup, 24 mars – Sot në  ITSHKSH u zhvillua një takim pune në mes të drejtorit prof.dr. Skender Asanit dhe shkëlqesisë së tij, ambasadorit të Austrisë në Maqedoninë e Veriut z. Georg Wotsas, me kërkesën e këtij të fundit. Vizita  e ambasadorit austriak vjen si rrjedhojë e thellimit të bashkëpunimit të ITSHKSH me përfaqësitë e huaja diplomatike. Edhe ky takim do të inicojë disa perspektiva bashkëpunimi, pasi që ambsadori Wotsas premtoi se për ITSHKSH-në do të jenë të hapura dyert e universiteteve, arkivave,  instituteve e muzeve të Austrisë, në funksion të realizimit të projekteve shkencore e hulumtuese. Ambasada austriake  do të jetë urë e këtij bashkëpunimi, kurse ITSHKSH-së, siç u shpreh z. Wotsas, i mbetet të përplojë programin e projekteve e aktiviteteve që syonin t’i realizojë në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi, drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, pasi që prezantoi punën dhe planet e këtij Instituti, iu faleminderua ambasadorit austriak për gjithë kontributin që ka dhënë Austria në mbështetjen  e proceseve socio-kulturore  në dekadat e kaluara, me çka është përcaktuar edhe orientimi properendimor i shqiptarëve. Ky kontribut, sipas Dr. Asanit, ka qenë i dukshëm në disa ngjarje të rëndësishme nga historia kulturuore  e politike e shqiptarëve, përfshi edhe Kongresin e Manastirit, hapjen e mësonjtores së parë për vasha në Korçë deri te proceset që sollën pavarësinë kombëtare dhe periudhën pas saj ku Austro-Hungaria kishte dhënë ndihmesë të drejtpërdrejt në hapjen e shkollave, revistave e institucioneve të ndryshme shqiptare në Shkodër dhe në disa qytete të tjera.

Ambasadori austriak Dr. Georg Woutsas inkurajoi drejtorin Asani në përpjekjet e tij iluministe për të vazhduar punën në thellimin e hulumtimeve shkencore që si pikësynim kanë ndriçimin  e rrugëve të mirëkuptimit në mes të njerëzve e bashkësive me diversitete të ndryshme  etnike, gjuhësore e fetare.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm