• Today is: Monday, November 25, 2024

AEROPLANËT LUFTARAKË FRANCEZË NGA SOT DO TË FLUTUROJNË MBI BALLKAN

fakti
March07/ 2022

Zyrtarë të lartë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian paralajmërojnë se paqëndrueshmëria e situatës në  Ukrainë mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, Moldavi dhe Gjeorgji

Në dritën e përkeqësimit të situatës së sigurisë ndërkombëtare, avionët luftarakë francezë Rafale do të fillojnë të fluturojnë të hënën (7 mars) mbi Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Bosnje dhe Hercegovinën, njoftoi EUFOR.

Bashkimi Evropian vendosi javën e kaluar të rrisë forcat e EUFOR-it në 1,100 trupa, nga 600 deri më tani, duke dërguar forca rezervë nga Austria, Bullgaria, Rumania dhe Sllovakia për të parandaluar paqëndrueshmërinë e mundshme pas pushtimit rus të Ukrainës.

Bosnja dhe Hercegovina është qindra kilometra larg luftimeve në Ukrainë, por po përballet me një lëvizje në rritje separatiste serbe të Bosnjës që analistët thonë se ka të paktën mbështetjen e heshtur të Moskës, tha agjencia kroate HINA.

“Aeroplanmbajtësja “Charles de Gaulle” po kryen aktualisht stërvitje operacionale në Mesdhe dhe që nga e hëna (7 mars), avioni i saj “Rafale” do të fluturojë mbi Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Bosnjën dhe Herzegovinën,” tha EUFOR.