Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të takohet të enjten në Antalia të Turqisë me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
ëtë njoftim e ka bërë me dije ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, në një deklaratë të shkurtër për mediat të hënën, duke shtuar se edhe ai do të marrë pjesë në takimin
Para këtij takimi janë zbuluar edhe tre kushtet e Rusisë ndaj Ukrainës për të përfunduar luftën.
Ato janë publikuar nga bashkëthemeluesi i platformës së njohur “Bellingcat”, Christo Grozev, ku mësohet se kushti i parë është vendosja e një kryeministri pro rus në Ukrainë, ndërkohë që Zelensky mban detyrën, por me kompetenca më të zvogëluara. Flitet se rusët parapëlqejnë Yuriy Boiko si kryeministër.
Kushti i dytë është që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë si edhe të njohë Luhanskun dhe Donjeckun si republika të pavarura.
Kushti i tretë është ndryshimi i Kushtetutës dhe caktimi në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku perëndimor si NATO apo Bashkimi Europian.
Gjithçka ndodh teksa pak minuta më pas pritet takimi mes delegacioneve ukrainas dhe rus për të realizuar raundin e tretë të negociatave.