• Today is: Monday, April 29, 2024

COVID-19, EDHE DY VIKTIMA TË REJA NË MAQEDONI

EA
April11/ 2020

Akademia e Shkencave dhe Arteve parshikon që deri në fillim të muajit maj numri i të infektuarve me virusin korona në Maqedoni do të jetë maksimum 1100 persona.

Shkup, 11 prill/Gazeta FAKTI – Në Klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacient i moshës 75 vjeçare nga Prilepi, i diagnostifikuar me Covid-19 dhe një pacient në Kumanovë (76), i cili ka qenë i trajtuar në Klinikën e hematologjisë në këtë qytet.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 49 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve: Shkup – 13 raste, Kumanovë -14, Shtip-6, Prilep-8, Veles-6, Gostivar-1, Koçani-1..

Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagostifkuar deri më tani me Covid-19 arrin në 760 veta.

Akademia e Shkencave dhe Arteve parshikon që deri në fillim të muajit maj numri i të infektuarve me virusin korona në Maqedoni do të jetë maksimum 1100 persona.
Parashikimet e akademikëve janë më optimiste se sa ato të institucioneve shëndetësore të cilët presin që deri në fund të prillit numri i personave të infektuar të arrijë në 2000 veta.