Duke qenë si shkas kjo ekspozitë kushtuar trashëgimisë kulturore të “Harabatit”, shfrytëzoj rastin edhe njëherë të shpreh mirënjohjen time ndaj komunitetti bekatshi i cili arriti të ruajë bërthamën e shqiptarizmës edhe në furtunat më të errëta të historisë. Ky fakt na bën ta ndjejmë fuqinë e përkushtimit shpirtëror ndaj Kombit dhe Zotit, një binom ky mjaft kumptimplotë që klerikët tanë përparimtarë e ruajtën me xhelozi
Nga prof.dr. Skender ASANI
Ekspozita e sotme , me fotografi e dokumente, kushtuar trashëgimisë kulturore të “Harabatit” është pjesë integrale e strategjisë sonë shkencore e hulumtuese për të fokusuar një vëmendje më të madhe ndaj bashkësive më të vogla fetare e kulturore, por që në thelb përbëjnë pasuri të mëdha inspirimi shpirtëror dhe reinkarnim të dashurisë njerëzore në jetën tonë të përditshme. “Harabati” përbën një nocion të rëndëlsishëm në trashëgiminë sakrale bektashiane, pasi që aty është memoruar kujtesa dhe lavdia e këtij komuniteti, përmes kontributit vetmohues të dhjetra klerikëve patriotë që ruajtën të paprekur koninuitetin historik të këtij kompleksi kulturoro-fetar.
Për këtë arsye Instituti ynë me përkushtim ka kultivuar disa nga parimet themelore të diversitetit dhe kulturës së tolerances, duke i shndërruar këto parime në postulate shkencore, që ne arritëm t’i finalizojmë në formë të veprave apo projekteve të ndryshme.
Për ne nuk do të kishte kuptim vetëm angazhimi deklarativ, nëse ai nuk do të mbështetej edhe në punë konkrete e praktike, siç edhe doli gjatë punës sonë disavjeçare në botimin e disa veprave kapitale kushtuar çështjeve që kristalizojnë kujtesën tonë historike, siç janë temat mbi shpëtimin e hebrenjëve dhe përpjekjet e vazhdueshme për të luftuar tendencat e mohimit të Holokaustit, në të kaluarën dhe në ditët e sotme. Për rrjedhojë edhe në OKB ditë më parë u miratua një Rezolutë që dënon të gjitha tendencat e mohimit të Holokaustit, kurse ne si Institut, kuadër të Departamentit për hulumtimin dhe edukimin e Holokaustit, me një varg aktivitesh e projektesh kemi senzibilizuar problematikat e antistemizizmit dhe arkivimit të kujtesës së hebrenjëve të mbijetuar.
Bashkë me Kryegjyshin Botëror Haxhi Edmond Brahimaj dhe me të
ngarkuarin me punë në Amabsadën Amerikane në Shkup, z.Eric Mayer
Duke zgjeruar gamën e angazhimeve shkencore e hulumtuese, Instituti ynë në vazhdimësi ka inicuar edhe temat mbi komunitetin katolik shqiptar në Shkup dhe rreziqet e zhdukjes së këtij komuniteti, tema këto të trajtuara në disa vepra të përgatitura nga Departamenti kushtuar emrit dhe veprës së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze.
Duke qenë për disa vite në krye të këtij Instituti e kam pa të domosdoshme nevojën e afrimit të kulturave dhe religjioneve, si parakusht për krijimin e një shoqërie të lirë e të barabartë. Dialektika historike më ka mësuar se asnjë ngjarje dhe asnjë proces shoqëror nuk është i izoluar nga rrethanat dhe kontekstet që kanë ndikuar në zhvillimin e atyre ngjarjeve e proceseve. Për rrjedhojë edhe formimi kulturor i popujve nuk ndodhë jashtë atyre konteksteve, ashtu siç ndodhi edhe me shqiptarët, tek të cilët pati një ndikim të theksuar lëvizja protestante e fundit të shek. 19 dhe fillimit të shek. 20, me ç’rast edhe erdhi deri te organizimi i disa prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore –arsimore, siç ishte Kongresi i Manastirit, hapja e Mësonjtores së parë për vasha në Korçë, hapja e Normales së Elbanasanit dhe një varg ngjarjesh të tjera emancipuese, të cilat u nxitën nga ndikimi i protestanizmit amerikan në trojet shqiptare.
Arsyeja se pse po i përmendi këto fakte historike ndërlidhet përërisht me logjikën e shikimit të gjërave në fokusin e kujtesës historike, e cila duhet të reflektojë në ditët e sotme një vëmendje më të madhe ndaj atyre ngjarjeve e personaliteteve që kanë sjellë iluminizëm në kulturën shqiptare. Kjo gjithsesi i përket edhe plejadës së intelektualëve të Rilindjes sonë Kombëtare, sidomos të vëllezërve Frashëri, të cilët ishin hallka më domethënëse e një procesi vetëdijësimi kombëtare të shqiptarëve gjatë kohës së Pernandorisë Osmane dhe pas saj.
Për të nderuar kujtimin ndaj kësaj plejade intelektualësh, ne si Institut kemi formuar edhe Departamentin e marrëdhënieve shqiptaro-osmane, duke i pare këto marrëdhënie në frymën e kontributit të Vëllezërve Frashëri dhe betejave të tyre të parreshtura në kuadër të kësaj Peranderie në emancipimin arsimor, kulturor e kombëtar të shqiptarëve.
Duke qenë si shkas kjo ekspozitë kushtuar trashëgimisë kulturore të “Harabatit”, shfrytëzoj rastin edhe njëherë të shpreh mirënjohjen time ndaj komunitetti bekatshi i cili arriti të ruajë bërthamën e shqiptarizmës edhe në furtunat më të errëta të historisë. Ky fakt na bën ta ndjejmë fuqinë e përkushtimit shpirtëror ndaj Kombit dhe Zotit, një binom ky mjaft kumptimplotë që klerikët tanë përparimtarë e ruajtën me xhelozi.
(Fjala e hapjes në ekspozitën me fotografi e dokumente, kushtuar trashëgimisë kulturore të “Harabatit”)
Shkup, 07.02.2022