• Today is: Sunday, November 24, 2024

Tre flakadan të zjarrtë të lirisë

fakti
January18/ 2022

Tani kur e kujtojmë 17 janarin e vitit 1982 ose 40 vjetorin e vrasjesë së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, këta titan udhëheqës të demonstratave të vitit 1981, do të vërejmë se në shiritin e kohës ka mbetur e pashlyer një ngjarje e madhe, e cila jo vetëm ishte revolucionare për nga përmbajtja dhe porosia në vetvete, por ishte më shumë se kaq. Demonstratat e vitit 1981 do të mbeten një gurë kilometrikë në historinë tonë më të re që ndan bindjen e dryshimit ideor të zhvillimit tonë kombëtar dhe veprimit politik e shoqëror.

Nga Dr. Besnik Rameti

Ky zjarr i ndezur i lirisë nga Diogjeni i antikitetit i bartur në mesjetë në janarin e vitit 1468 vdekja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, duke trashëguar rilindasit deri në Pavarësin e vitit 1912, nuk duhet haruar edhe 23-24 janari i vitit 1916/19 vdekja e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit.! Ky popull i lashtë gjithmon ka kërkuar lirinë edhe në kohën bashkëkohore të udhërrëfyesve të revulucionit të Pranverës së dinjitetit, kjo rrugë do të shemb atë krijesë artificiale të quajtur Jugosllavi, që kishin në program vrasjen, torturën, zhdukjen dhe asimilimin e popullatës shqiptare. Pas këtyre ngjarjeve, tik-taku i orës shqiptare shënonte sihariqin e një ndryshimi në jetën tonë, ku mbi të gjitha dolën në pah energjitë e akumuluara kombëtare që kishin nisur të fermentonin ide e platforma për liri dhe bashkim në të gjitha viset e banuara me shqiptarë në ish-Jugosllavi, qysh pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore e këndej. Emblema e këtyre ideve ishte kolosi i disidencës dhe i rezistencës shqiptare, i paharruari Adem Demaçi, i cili e mbajti gjallë flakadanin e atdhedashurisë, si një reflektor që do të ndriçojë udhën e proceseve të pandalshme përbashkuese e çlirimtare.
Kosovo's Mandela' dies at 82 | Reuters
Ne jemi me fat që ky flakadan atdhedashurie u bart nga brezi në brez, nga Adem Demaçi ku këtë rrugë e ndjekën veprimtarët si Jusuf e bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha e Zahir Pajazitit e deri në marsin e Jasharve që do të ngele në kujtesën e pa haruar janari i vitit 1999 në Reçak! Ajo që ngriti lart idealin e kombit dhe në rrugë të pa kthyeshme ishin demonstratat e vitit 1981, të cilat i udhëheqën Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka, Hydajet Hyseni, Fazli Veliu dhe gjithë rinija kosovare, vrasja nga shërbimi sekret jugosllav të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës dhe të tjerve do të bëhet lidhja më e natyrshme e këtij zhvillimi dialektik të platformës sonë kombëtare të rrugës për Liri e Pavarësi
Kjo të le të gjykosh se kjo krijesë artificiale për të shuar lulet e pranverës angazhoi shërbimin sekret jugosllav që janarin ta kthejnë në programeliminues të acarit më të madh të janarit me dëborën e bardhe dhe për ti humbur gjurmët e jashtë vendit në Untergrupenbach në Gjermani duke mos lën gjurmë dhe të shuhet kjo rrugë dhe janri i vitit 1982, u kthyen në gjakun e ngryrë të acart dhe kushë do të ndjek këtë rrugë të pranverës do ta kenë të njëjtin fat dhe kjo krijes artificiale vazhdoi edhe në janart tjerë.
Mustafa: Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka prijës të lirisë kombëtare - Bota Sot
Në histori ndodhin shumë ngjarje, por vetëm disa prej tyre arrijnë të lënë gjurmë të thella që nuk shuhen kurr te memoria e kombi tonë. Tani kur e kujtojmë 17 janarin e vitit 1982 ose 40 vjetorin e vrasjesë së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, këta titan udhëheqës të demonstratave të vitit 1981, do të vërejmë se në shiritin e kohës ka mbetur e pashlyer një ngjarje e madhe, e cila jo vetëm ishte revolucionare për nga përmbajtja dhe porosia në vetvete, por ishte më shumë se kaq. Demonstratat e vitit 1981 do të mbeten një gurë kilometrikë në historinë tonë më të re që ndan bindjen e dryshimit ideor të zhvillimit tonë kombëtar dhe veprimit politik e shoqëror.
Ne tani gëzojmë frytet e atyre përpjekjeve titanike, kurse ngjarjet e vitit 1981 u bënë ajsbergu i fuqishëm i cili do të thyente të gjitha anijet e kusarëve serbo-sllavë që deshën ta pushtojnë qenien tonë me tanke e ideologji hegjemoniste. Por kjo ishte e pamundur, sepse më i fuqishëm se hekuri dhe tanku i pushtuesit, ishte ideali i rinisë revolucionare studentore, e cila u bë embrion i të gjitha proceseve kombëtare që do të ndodhnin më vonë.
Kryengritjet e armatosura në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, në fund të viteve 90′ dhe në fillim të viteve 2001, do ta argumentojnë më së miri arsyeshmërinë e veprimit revolucionar të energjive kombëtare që u krijuan pas demonstrateve të vitit 1981, dhe vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, e që patën si strumbullar Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës. Kjo lëvizje e lavdishme u bë fronti përbashkues i patriotizmit shqiptar dhe si e tillë ajo arriti të mobilizojë vetëdijen tonë kolektive për forma e veprime më revolucionare, që do të rezultonin në rezistencë të armatosur, nga kjo rezistencë do të krijohet UÇK, UÇPMB dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare.
Heronjtë e kësaj rezistence janë shkalla më e lartë e sakrificës sonë sublime, kurse lirinë që sot po e gëzojmë është produkt i asaj vetëdije kolektive që Lëvizja e injektoi thellë në ADN-në e popullit tonë.
Lavdi Jetës dhe veprës së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Ukshin Hoti - Wikipedia
Lavdi dëshmorëve të kombit që patën si frymëzim demonstratat e vitit 1981 dhe qofshin të paharruar gjithë ato personalitete që sakrifikuan më të shtrenjtat që patën: rininë dhe jetën e tyre për të mirën tonë të përgjithshme.
Ukshin Hoti thotë:
“E thashë një fjalë shqip Atdhe
krijova një ideal komb
kërkova një njeri Shekspir
lypa pendën e tijë
për të përshkruajtur vuajtjet e popullit tim tragjik
i lashtë sa vetë Ballkani,
i vendosur para botës greke
pushtimeve romake,
dyndjeve sllave
dhe ende mbijeton robëri
atëherë vetes i thashë vetëm një emër
SHQIPËTAR”
15 janar 2022, Gostivar