• Today is: Monday, November 25, 2024

KËRCËNUESI I ALBIN KURTIT E PASKA PASË ME ALBET AJNSHTANIN!

EA
April11/ 2020

Të premten në rrjetin social ‘Facebook’ një person me emrin, Daniel Arianitti, ka thënë se jep dëmshpërblim prej 10 milionë (pa specifikuar se çfarë) në këmbim “të kokës së Albinit”.
“10 milion euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.
Pas një kërcënim të tillë kanë reaguar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me kërcënimin që i është bërë më 10 prill 2020, Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë, si dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Mirëpo, i njëjti person sot ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke u munduar të shfajsohet. Ai thotë se nuk e kërcënuar Albin Kurtin dhe nuk i jep 10 milionë euro për kokën e tij.

Në sqarimin e tij thotë se ka cituar një thënie të shkencëtarit të njohur Albert Einstein dhe të tjerët e kanë keqpërdorur, sidomos ata që ja duan të keqen atij.

Postimi i plotë i Daniel Arianitti:

“Gazetat e nevojtoreve qe shkruajn gjera te paverteta, se kinse une kam jap Euro apo Dollar per koken e Albinit, te ju tregoj se askund nuk eshte permend nje Monedh Euro apo Dollar. Keto 10 milion mund te jen edhe copa te letres se nevojtores apo kanta te mbeturinave. Per koken e Albinit une personalisht nuk i japi 10 milion (cfardo qofshin ato) , se ai as nje cent vlere per mua nuk e ka . Mos e citoni Dottore Albert Einstein ne emer timin OK?”
Ata që i kam pasë në shoqëri dhe janë gju pas shpines time, ju kam njofto edhe më parë se jeni njerëz pa vlerë dhe edukatë por jeni vetëm hajvana. E mjer familja që juve ju ka”, ka shkruar filozofi kërcënues i Faceboo-kut.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka thënë se lënda është në duart e “organeve të hetuesisë e rendit”.

Në një shkrim në Facebook, Manxhuka u bëri thirrje aktivistëve të LVV-së të mos merren privatisht me kërcënuesin.

“E di që shumë prej jush e keni marrë me shumë seriozitet një kërcënim të një personi që kishte bërë ndaj Albinit në FB, por nuk është zgjidhje që privatisht e personalisht të merreni me të, madje s’do të duhej”, ka shkruar Manxhuka në reagimin e tij. /Gazeta FAKTI