• Today is: Sunday, November 24, 2024

BOTIMET E ITSHKSH, PJESË E FONDIT LIBRAR TË BIBLIOTEKËS SË KONGRESIT

fakti
September24/ 2021

Të jesh pjesë e fondit librar të Bibliotekës së Kongresit, siç u shpreh dr. Asani figurativisht, i bie që të notosh në një oqen të madh librash, edhe për faktin se kjo është një nga bibliotekat më të mëdha të globit, që ka në dispozicion të vetin botime në 450 gjuhë të botës

 WASHINGTON, 24 shtator – Tash e disa vite një katalog i posaçëm i librave të ITSHKSH ndodhet në Bibliotekën e Kongresit Amerikan. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që patën përfaqësuesit e ITSHKSH, të udhëhequr nga drejtori, prof.dr. Skender Asani, me Dr. Nevila Pahumi, bibliotekare referuese për greqishten e re dhe shqipen  dhe Mr. Michael Neubert, drejtor i seksionit Evropian te Bibliotekës së Kongresit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ky interesim për librin shkencor nga ana e Bibliotekës së Kongresit Amerikan është si rezultat i kurreshtjes profesionale që ka treguar kjo bibliotekë e rëndësishme ndaj punës hulumtuese e krijuese të ITSHKSH-së. Kjo u bë e qartë edhe në këtë takim, me ç’rast mysafirëve nga Shkupi iu prezentuan  një mori botimesh të ITSHKSH që Biblioteka e Kongresit i kishte siguruar  dhe të cilat tash më janë në dispozicion të lexuesve të kësaj biblioteke.

Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani u zotua se në të ardhmen fondi i librave, revistave shkencore si dhe publikimeve të specializuara do të jenë në dispozicion të Bibliotekës së Kongresit Amerikan, ofertë kjo e cila u mirëprit nga përfaqëuesit e kësaj biblioteke.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Gjatë këtij takimi u shyrtua edhe mundësia e organizimit të një ekpozite fotografike me materiale arkivore të ITSHKSH në ambientet e Bibliotekës së Kongresit Amerikan.

Përfshirja e botimeve të ITSHKSH në fondin librar të Bibliotekës së Kongresit Amerikan, sipas Dr. Skender Asanit, paraqet një  nga vlerat më domethënëse në kulturën e komunikimit ndëkontinental, aq më tepër kur në këtë bibliotekë janë përfshirë  materiale kërkimore nga të gjitha pjesët e botës, në më shumë se 450 gjuhë.
Të jesh pjesë e fondit librar të Bibliotekës së Kongresit, siç u shpreh dr. Asani figurativisht, i bie që të notosh në një oqen të madh librash, edhe për faktin se kjo është një nga bibliotekat më të mëdha në botë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

KJo është  biblioteka kërkimore që i shërben zyrtarisht Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe është biblioteka kombëtare de facto e Shteteve të Bashkuara. Është  institucioni më i vjetër kulturor federal në Shtetet e Bashkuara. Biblioteka është vendosur në tre ndërtesa në Capitol Hill në Uashington, DC,  gjithashtu mban një qendër konservimi në Culpeper, Virxhinia. Funksionet e bibliotekës mbikëqyren nga Bibliotekari i Kongresit dhe ndërtesat e tij mirëmbahen nga Arkitekti i Kapitolit. Biblioteka e Kongresit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm