• Today is: Sunday, November 24, 2024

ITSHKSH, ME PËRVOJA TË REJA NGA QENDRA MANDEL PËR STUDIME TË AVANCUARA TË HOLOKAUSTIT NË WASHINGTON

fakti
September20/ 2021

Drejtuesit e Qendrës Mandel për studime të avancuara të holokaustit u zotuan se në të ardhmen do të ndihmojnë ITSHKSH-në me prograne dhe projekte  konkrete, duke iu mundësuar punonjësve shkencor të këtij Instituti që të zgjerojnë përvojën e tyre  me njohuritë e reja nga kjo Qendër e rëndësishme për studime të avancuara të holokaustit.

 

Washington, 20 shtator – Një delegacion shkencor nga Instituti i Trashëgimisë  Shpirtërore e Kulturore sot vizitoi  Qendrën Mandel për studime të avancuara të holokaustit, në kuadër të Muzeut Memorial të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Washington dhe u prit nga udhëheqësit e kësaj qendreje,  Emil Kereni dhe Andrea Betraud.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Këtij delegacioni po i prin drejtori i ITSHKSH, prof.dr.Skender Asani, i shoqëruar nga hulumtuesja shkencore e Departamentit për kujtimin dhe edukimin e Holokastit në kuadër të ITSHKSH, Maja Susha dhe Elmedina Asani nga shoqata “Acta non Verba”.

D.C. School Trips to the United States Holocaust Memorial Museum

Drejtori Asani prezantoi punën dhe veprimtarinë shkencore të ITSHKSH, me theks të posaçëm ai foli për aktivitet e Departamentit për kujtimin dhe edukimin e Holokastit, me ç’rast i shpalosi përvojat e deritanishme të këtij departamenti, që është i vetmi në rajon dhe më gjerë në Evropën Juglindore.

Nga ana e Qendrës Mandel për studime të avancuara të holokaustit u ofrua një gatishmëri e bashkëpunimit sa i përket fushës së hulumtimit  dhe ngritjes profesionale të kuadrit të Departamentit të kujtimit dhe edukimit të holokaustit të ITSHK-së.
Stafi dhe studiuesit e Qendrës Mandel kanë një përvojë të gjatë në fushën e ekspertizës shkencore në histori, arkeologji, studimet e filmit, studimet hebraike, filozofi, shkencat politike, studimet krahasuese të gjenocidit, dhe të tjera.

United States Holocaust Memorial Museum - YouTube

Delegacioni shkencor të ITSHKSH, që po mbështetet nga Ministria e Kulturës si dhe  Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të vizitës në Muzeun Memorial të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara në Washington, pati mundësinë të njihet nga afër me mënyrën e trajtimit të temës së holokaustit, duke qenë prezent në sektorin e hulumtimit, në sektorin e ekspozimit, në atë të konzervimit dhe përpunimit të dokumenteve.

Drejtuesit e Qendrës Mandel për studime të avancuara të holokaustit u zotuan se në të ardhmen do të ndihmojnë ITSHKSH-në me prograne dhe projekte  konkrete, duke iu mundësuar punonjësve shkencor të këtij Instituti që të zgjerojnë përvojën e tyre  me njohuritë e reja nga kjo Qendër e rëndësishme për studime të avancuara të holokaustit.

Featured Image Option 2__2nd_Fl_Sh2_-10_credit David Paler : Museum of Jewish Heritage — A Living Memorial to the Holocaust

Në vazhdim të kësaj vizite,  nesër (e martë). Delegacioni shkencor nga ITSHKSH sot do të ketë takim me përfaqësuesin nga Instituti Levine për edukimin e holokaustit, në kuadër të Muzeut Memorial të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara në Washington.

 

US Holocaust Museum on Twitter: "Stay connected with #USHMM by email. -->https://t.co/BtQEKCTzWO #2015Parliament https://t.co/hfLpyodsBG"