Stacioni i policisë në Kumanovë dhe burgu i Kumanovës u mbushën plotë e përplotë me shpiptarë dhe aty kam parë me sytê e mi policë që bënin gara se cili do sillte më shumë dhe cili do shante me fëlliqur në baza kombëtare protestuesit shqiptarë. Në vend të dialogut njerëzor pushteti i atëhershëm zgjodhi rrugën e dhunës!
Nga Ahmet ASANI
Demostrata e 29 gushtit 1988 në Kumanovë, e organizuar në mbrojtje të gjuhës e shkollës shqipe, ishte një nga demostratat më të fuqishme e më masovike të kohës në ish federatën Jugosllave! Kërkesës për drejtësi e barazi, për gjuhë e shkollë shqipe, iu bashkua gjithë popullata e qytetit dhe fshatrave të Kumanovës! Kjo demostratë tërboi Beogradin, qendër kjo politike prej nga buronte çdo e keqe e kohës! Beogradi e Shkupi dhanë urdhëra që demostrata e 29 gushtit 1988 të shtypej me gjak e denime të rënda!
Në fakt Kumanova ishte vendi ku po bëhej prova e parê, pas Kumanoves dhe qyteteve tjera shqiptare në Maqedoni, në radhë ishte Kosova! Stacioni i policisë në Kumanovë dhe burgu i Kumanovës u mbushën plotë e përplotë me shpiptarë! Nga që nuk kishte më vend në burgun e Kumanovës, protestuesit u dërguan nëpër qytete tjera të Maqedonisë! Nuk di për sjelljet e policëve nëpër burgjet e stacionet policore të qyteteve tjera, por në Kumanovë kam parë me sytê e mi policë që bënin gara se cili do sillte më shumë dhe cili do shante me fëlliqur në baza kombëtare protestuesit shqiptarë!
Krijuesi nuk fal shpirtëra të keqi, është fryma njerëzore ajo e cila e shtynë njeriun të bëjë vepra të keqija e jo shpirti! Ishin mendja dhe fryma moniste antinjerëzore komuniste dhe fryma e urrejtjes fanatike fetare marrun nder shekuj nga kisha sllavo-ortodokse, ato që shtynin keta policë e inspektorë të përdornin dhunë ndaj shqiptarëve!
Në vend të dialogut njerëzor pushteti i atëhershëm zgjodhi rrugën e dhunës! Ndaj nxënësve, prindërve e arsimtarëve shqiptarë, që protestuan kundër ketyre masave të dhunshme, antiligjore e antikushtetuese, e antinjerzore, u perdorë aq dhunë e madhe sa që disa demostrues mbeten me pasoja gjatê tërë jetës së tyre, kurse disa vdiqën pak kohë pas vuajtjes së dënimit!