Ky eksperiment tregoi se qëniet njerëzore kushtëzohen nga autoriteti, duke ju bindur atij. Bindja ndaj autoritetit ndodh edhe në rastet kur veprimi që kryen është kundër normave që individi posedon.
Nga Rudina KOROMANI
Eksperimenti i Stanley Milgram, u zhvillua më 1961, në Stanford University. Ky eksperiment i psikologjisë sociale, u dizenjua për të matur nivelin e bindjes ndaj figurave autoritare.
Premisa mbi të cilën u ngrit studimi ishte : Qëniet njerëzore në fillimet e stadit të jetës, veprojnë sipas drejtimeve që u japin figurat autoritare.
Pjesmarrësve në studim u ishte thënë se po merrnin pjesë në një studim mbi kujtesën.
Atyre ju kërkua që ti bënin një testim kujtese personit që kishin në krah ( që faktikisht ishin aktorë të infiltruar në eksperiment).
Pjesmarrësit e studimit u urdhëruan që nëse gjatë proçesit të testimit të memorjes, personat që po testoheshin do të jepnin përgjigje të gabuar, atëherë ata do të shtypnin butonin e shokut elektrik, duke e rritur voltazhin për çdo përgjigje të gabuar.
Siç e shpjeguam më sipër, personat që ju nënshtruan testimit ishin aktorë dhe hiqeshin sikur pësonin dhimbje të tmerrshme kur shtypej butoni elektrik.
Personat që jepnin përgjigje të gabuara “bërtisnin nga dhimbja “ e u luteshin/ përgjëroheshin subjekteve që shtypnin butonin , që të ndalonin, e megjithatë ajo që u vu re ishte se ata jo vetëm që nuk prekeshin nga “vuajtjet” e tyre por vazhdonin të aplikonin “autoritetin që posedonin”( shumica e tyre)… duke mos e shtypur butonin për të ndalur dhimbjet e tyre.
Ky eksperiment tregoi se qëniet njerëzore kushtëzohen nga autoriteti, duke ju bindur atij. Bindja ndaj autoritetit ndodh edhe në rastet kur veprimi që kryen është kundër normave që individi posedon.
I infuencuar nga gjetjet e Milgram, në vitin 1971, u krye një tjetër studim social psikologjik – eksperimenti i Burgut Stanford nga Filip Zimbardo. Pjesmarrsit në studim ishin vullnetarë, të cilët përmes hedhjes së një monedhe u ndanë në Të burgosur dhe Roje Burgu.
Studjuesi kishte për qëllim të hetonte mbi efektet psikologjike tek të qënurit i burgosur, fuqinë e roleve, rregullave, simboleve e identitetit të grupit dhe vlerësimit të situatës së sjelljes vandale dhe jonjerëzore që zhvillohen nga disa individë kur u jepet autoritet.
…35 orë pas fillimit të eksperimentit filluan çmenduritë e para- i burgosuri #8612 filloi të kryente sjellje jashtë kontrollit…Të futur plotësisht në rol, të burgosurit filluan të ankohen për trajtime të padrejta dhe për favorizime tek disa të burgosur. “Rojet e burgut” nga ana tjetër filluan ndëshkimet ndaj thyerjes së rregullave….Kaosi dhe tensionet filluan të amplifikoheshin mes të burgosurve dhe rojeve….
Pas vetëm gjashtë ditësh eksperimenti u ndërpre…. megjithëse ishte planifikuar të zgjaste dy javë.
Zimbardo ndërpreu eksperimentin kur Christina Maslach, një studente e diplomuar në psikologji ( e dashura e studjuesit dhe gruaja e ardhshme e tij më vonë), kundërshtoi fuqishëm kushtet e burgut pasi ishte futur në eksperiment për të kryer intervista.
Zimbardo vuri re se nga më shumë se 50 njerëz që vëzhgonin eksperimentin, Maslach ishte e vetmja që vuri në dyshim etikën e eksperimentit.
“…ne jemi kukulla-kukulla të kontrolluara nga telat e shoqërisë. Por të paktën jemi kukulla me perceptim, me vetëdije/ ndëgjegjje… dhe mbase vetëdija/ ndërgjegjja është hapi i parë për çlirimin tonë”. (1974, Milgram).