“Kosova – histori e shkurtër”, me autor Jusuf Buxhovin, krahas pamjes së saj si tërësi e botës shqiptare , nga antikiteti e këndej dhe qendër e saj madje, paraqet edhe biografinë historike të shtetit të Kosovës, mbërthen këtë rrugëtim shumëshekullor historik, fillimisht si Dardani, në kuadër të botës ilire-pellazge, për të ardhur deri tek emërtimi etnik Kosova e deri tek shteti i ri i Kosovës
Nga Jak Rrozhani
Ishte zgjedhur në mënyrë simbolike Memoriali i Vendvarrimit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në qytetin historik të Lezhës, nga historiani, shkrimtari dhe publicisti i njohur nga Kosova, Jusuf Buxhovi, për të prezantuar veprën “Kosova – histori e shkurtër”, me krijues lezhjanë, si vëllezër ë një gjaku e të një trungu amë. Pasi, siç u shpreh ai i mallëngjyer, ndjehem i lumtur dhe krenar që ndodhem këtu, në qytetin historik të Lezhës dhe para figurës madhore të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, këtij burri shteti e prijësi legjendar i luftërave çlirimtare të popullit tonë për lirim pavarësi, bashkim e çlirim kombëtar nga pushtuesit turq, që bashkoi princat shqiptar në Kuvendin e Lezhës, me Besëlidhjen e madhe të 2 marsit 1444, duke formuar të parin shtet të pavarur shqiptar, një simbiozë e bukur e shtetformimit, vlerë, identitet kombëtar, atdhetari dhe frymëzim, të një historie të përbashkët lavdie e qëndrese e luftërave çlirimtare kundër pushtuesve të shumtë dhe fitoreve historike me përpjekje e sakrifica të panumërta dhe si vëllezër të një gjaku.

(Gazeta “Drita”, Tiranë, 28 qershor 2021)