Vidovdani i sivjemë mund të ketë një konotacion të posaçëm në atmosferën politike që po mundohet Beogradi ta instalojë, duke e përdorur si alibi, gjoja, rrezikimin e trashëgimisë fetare në dialogun e Brukselit. Bashkësia ndërkombëtare do t’i ketë lexuar tash më këto kode mashtruese te serbëve, kurse krerët shtetëror e politik të Kosovës nuk do të lejojnë që të bien në grackat e Beogradit, duke u futur në labirinthet e një dialogu ku mesjeta kishtare serbe projekohet si një Vatikan i ri që duhet të instalohet në tokën e Kosovës.
Nga Emin AZEMI
Festa e Vidovdanit, si gjithmonë, edhe sot do të shfrytëzohet nga propaganda Beogradit për të “dëshmuar” se Kosova është djepi shpirtëror i Serbisë.
Edhe në të kaluarën, edhe sot, Serbia nuk e ka hallin tek dimensioni shpirtëror e human që transmetohet përmes fesë, por tek instrumentalizimi i fesë për politikën e saj ekspansioniste.
Kisha ortodokse ka qenë në shërbim të hegjemonisë serbe dhe ky rol po manifestohet sidomos muajve të fundit. Në dialogun Kosovë-Serbi, Kisha serbe është përfshi si një palë që ka synim dizajnimin e politikave të Beogradit kundrejt Kosovës.
Serbët e Kosovës sot në Graçanicë dhe në Gazimestan janë mbledhur qysh në orët e mëngjesit për të festuar Vidovanin, datë kjo e cila festohet në kujtim të Betejës së Kosovës.
Patriarku serb Porfirije në liturgjinë e tij në Manastirin e Graçanicës, sot do të provojë edhe një herë të integrojë fatalitetin serb në relievin e zhubravitur historik të mbushur me triumfalizma të sforcuar e krejt artificial.
Vetëm serbët humbjet i kthejnë në festa. Edhe kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.
Humbjet e serbëve në histori, nuk kanë qenë kurrfarë pengese që ato të shndërrohen në lajtmotiv vrastar për popujt tjerë. Kështu ndodhi edhe me kremtimin e përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, kur ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq, reinkarnoi shovenizmin serb në politikat shtetërore hegjemoniste. Kulmi i këtij shovinizmi u arrit me rrënimin e autonomisë së Kosovës, që ishte prologu i një fushate të përgjakshme kundër popujve tjerë të ish-Jugosllavisë, në fillim të viteve 90-të.
Madje, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur sot për Vidovdanin, për të cilin thotë se Serbia duhet ta festoj si fituese, si komb, një shtet që u ngrit nga humbja, mori mësime, kujtoi gabimet, por mbi të gjitha si njerëz të lirë dhe krenarë. Ai mori pjesë në festimin e asaj që njohët si Beteja e Kosovës në Krushevac ku vuri një kurorë në “Monumentin për Heronjtë e Kosovës”.
“Ajo që është më e rëndësishmja sot është që Serbia, të cilën ata donin ta vrisnin dhe shkatërronin në Vidovdan në 1389, jo vetëm që nuk vdiq, por lindi shumë herë pas kësaj., dhe sot nuk është vetëm sfera qiellore e heronjve
Vidovdani i sivjemë mund të ketë një konotacion të posaçëm në atmosferën politike që po mundohet Beogradi ta instalojë, duke e përdorur si alibi, gjoja, rrezikimin e trashëgimisë fetare në dialogun e Brukselit.
Vuçiqi do të bëjë çmos që të aktroj rolin e viktimës, sepse ai është i vetëdijshëm se vetëm petku i viktimës ia mbulon trupin e agresorit të pandëshkuar për krimet e bëra nga pararendsit e tij, ku edhe ai ishte pjesë e të njejtës falangë vrastare.
Bashkësia ndërkombëtare do t’i ketë lexuar tash më këto kode mashtruese te serbëve, kurse krerët shtetëror e politikës të Kosovës nuk do të lejojnë që të bien në grackat e Beogradit, duke u futur në labirinthet e një dialogu ku mesjeta kishtare serbe projekohet si një Vatikan i ri që duhet të instalohet në tokën e Kosovës.