Të shtunën në Shkodër, në bibliotekën “Marlin Barleti” u bë promovimii veprave “Sënimet e Gjon Nikollë Kazazi” dhe “Kosova – histori e shkurtër. Rreth romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi” folën Gjovalin Çuni dhe Zija Vukaj”.
Referruesit në fjalët e tyre kishin si emërues të përbashkët vletësimin se ky roman është ndër më të rëndësishmit e letërsisë shqipe. Për Zija Vukajn romani Shënime te Gjon Nikollë
Kazazit” si i tillë është emblematik, meqë ia del që errësirën historike ta kthejë në një dranë ezistenciale të veçantë në letrat tona. Në këtë adpekt Vukaj theksoi se autori ia ka dalë që disa koncepte filozofike t’i implenentojë në diskursin letrar duke i dhënë veprës një dimension të historisë shpirtërore ndër më të thellat, ku edhe fenomeni i laramanisë, nuk pataqet siç thuhet përpjekjen për mbijetim një si pakt zotot dhe pushtuesin, por paraqet filozofinë e kozmogonisë të ruajtur te shqiptarët si një fuqi civilizuese.
Autori Buxhovi duke fomë për “Kosovën historinë e shkurtër” tha se kjo vepër është sintezë e tetë vëllimeve, por edhe me disa pasazhe të rishkruara. Autori foli në mënyrë kritike për mungesën e vullnetit që historiografia institucionale të lirohet nga diskursi ideologjik dhe ai i ktheyrave të histpripgrafisë dë Beogradit.
Historiani dhe shkrimtari , Jusuf Buxhovi ka dhuruar disa kopje nga librat e tij historiko-akademik për bibliotekën “At Gjergj Fishta” në Shkodër.
Me këtë rast historiani Buxhovi sqaroi arsyen dhe rëndësinë e kësaj iniciative. “Kisha françeskane në Shkodër dhe Bibliloteka “At Gjergj Fishta” janë të pakapërcyeshme. Aty ruhen librat, dokumentet për shkrimtarin e madh shumë kohë të anatemuara, por aty ruhet edhe fryma që i përcolli ato. Natyrisht, se biblioteka e ndërtuar në vitin 1993, me disa mijëra ekzemlarë, pasurohet nga donatorë dhe autorë të ndyshëm. Gjatë vizitës bibliotekës iu dhuruan rreth njëqind libra (kryesisht letrare ku dominoi romani “Shënimet e Gjon Nikollën Kazazi”), po nuk muguan edhe ato historiografike (“Kosova I,II,III në anglisht, “Kosova – histori e shkurtër”, Maqedonia dhe Dardania)”.